Cila është mosha kur ndihesh më i/e vetmuar?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një studim i publikuar para pak ditësh në “Psychological Science” ka zbuluar se vetmia te njerëzit vjen në periudha të caktuara gjatë jetës duke krijuar një formë “U-je”. Sipas studimit, njeriu nis të ndiejë vetmi në fëmijëri, më pas në rini rritet ndjesia e përkatësisë dhe zhvillimi i raporteve, duke arritur kulmin në moshën e mesme, kur ndërveprimi është më i lartë. Së fundmi, nis të zhvillohet sërish vetmia kur i afrohemi të 60-ave dhe 80-ave.

Personat në të 40-tat kanë shumë ndërveprime sociale, pasi pjesa më e madhe e tyre kanë krijuar familje, punojnë dhe kanë një jetë shumë të vrullshme.

“Me moshimin, këto marrëdhënie në dukje të qëndrueshme nisin të zbehen”, shpjegon Eileen K. Graham, profesoreshë e shkencave mjekësore sociale në universitetin e Feinberg, ku u zhvillua studimi në fjalë.

Graham, bashkë me skuadrën e saj, kanë vëzhguar dhe mbledhur një grup të madh të dhënash prej viteve ’80 deri në 2008-ën, duke arritur në konkluzionin se njerëzit përgjithësisht e lidhin veten me dy fjali pohuese për jetën e tyre personale dhe sociale: “Më mungon të kem njerëz rrotull vetes”, ose “Marrëdhëniet e mia sociale janë sipërfaqësore”.

Rezultatet e studimit kanë marrë vëmendjen e komitetit shkencor dhe janë komentuar nga disa eskpertë në New York Times.

Ky studim nxjerr në pah nevojën e rëndësishme që të ndërtohen marrëdhënie të qëndrueshme dhe të punohet gjatë gjithë jetës për raporte sociale që i përmbushin njerëzit.

Studiuesit këshillojnë që të rritet vëmendja ndaj raporteve sociale përtej atyre virtuale.

Sipas tyre është e nevojshme që sidomos të rinjtë të flasin më shumë me njëri-tjetrin dhe të zhvillojnë raporte që shkojnë përtej njohjeve online, pasi së fundmi po shihet një rritje e vetmisë në moshë të re dhe adoleshencës, e nxitur përgjithësisht nga lidhja e ngushtë me telefonin apo rrjetet sociale./E.Ç

Të fundit

Studiuesit shpjegojnë sjelljet e frikshme të AI kur përballet me mbylljen

FERNADA CENKO Claude Opus 4, modeli më i avancuar i kompanisë Anthropic, së bashku me disa prej modeleve më të...

DALIN EMRAT: 21 të akuzuarit e tjerë nga SPAK bashkë me Evis Berberin

Prokuroria e Posaçme ka njoftuar këtë të mërkurë datë 4 Qershor, përfundimin e hetimeve dhe dërgimin për gjykim të dosjes për ish-kreun e ARRSH,...

Rekord nga Igli Tare! Shet futbollistin më të mirë të sezonit

Tijjani Reijnders nuk do të jetë më pjesë e Milanit. Mesfushori holandez i është bashkuar Manchester City-t pas dy sezoneve me fanellën kuqezi. Sipas...

Shkrumbohet nga zjarri një shtëpi në Vlorë, dalin detajet e para

Një shtëpi është përfshirë nga flakët në qytetin e Vlorës dhe është shkrumbuar e gjitha. Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet me dije se...

Zegjine Çaushi kujton ditën kur nisi ëndrra: 8 vite më parë në një seancë të inskenuar

Tetë vite më parë, një vajzë e re me ëndrra të mëdha u bë pjesë e një grupi të inskenuar të Parlamentit, duke luajtur...

Lajme të tjera

Web TV