Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Kryeprokurori kundër ministrit për Kodin e ri Penal

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeprokurori Olisan Çela, gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve, tha se nuk është nevoja e një Kodi të ri Penal. Sipas tij, kodi ekzistues i plotëson nevojat që ka sistemi. Gjithashtu përpara deputetëve zbuloi se qarku me kriminalitetin më të lartë për 100 mijë banorë është Vlora, ndërsa me kriminalitetin më të ulët qarku Dibër. Sipas tij, kodi ekzistues i plotëson nevojat që ka sistemi, ndryshe nga ai që prezantoi Ulsi Manja për ndryshimet në Kodin Penal.

Kryeprokurori Olsian Çela është kundër një Kodi të ri Penal ashtu siç është parashtruar nga ministri i Drejtësisë Ulsi Manja para pak ditësh. I ftuar në Komisionin e Ligjeve në Parlament për të raportuar për veprimtarinë e 2023, Çela ka kërkuar përgjigje për pyetjen se përse duhet të shkojmë në një Kod të ri pothuaj të trasnformuar nga ekzistuesi. Madje ai shkoi më tej duke shprehur habi nga iniciativa e Ministrisë së Drejtësisë. “Kush e ka hedhur idenë që ky Kod nuk po i përgjigjet më nevojave të kohës? Dhe unë derisa sa doli ideja e kodit të ri penal nuk kisha dëgjuar shqetësime që ky kod që kemi është i pa zbatuehsëm, është i pa plotë”, tha Çela. Madje prokurori shkoi edhe më tej, duke ngritur si shqetësim mungesën e një arsyetimi problematikash që të cilat të rishkruhet Kodi Penal. “Unë sot nuk kam asnjë lloj burimi informacioni dhe nuk e di nëse ju e e keni nëse kodi aktual penal po krijon probleme serioze në administrimin e shtetit, në administrimin e drejtësisë, në administrimin e jetës shoqërinë. Nëse ne nuk kemi këtë të dhënë, do të bëjmë kod nga asgjëja?”, tha ai. Ndryshime, sipas tij, kërkohen në disa ligje të tjera, kryesisht ato të reformës në drejtësi. Mënyra e vlerësimit të prokurorëve, plotësimi i vakancave apo kodi i procedurës penale, nevojitet të rishikohen. “Nuk kemi pse ta shikojnë reformën në drejtësi si një libër të shenjtë të pagabueshëm. Të gjithë gabojmë. Të gjithë gabojmë! Gabon ligjvënësi, gabojmë ne, ama duhet të kemi fuqinë e reflektimit, të analizës dhe të dhënies së zgjidhjeve”, përfundoi prokurori. Raportimi i Prokurorit të Përgjithshëm do të shoqërohet me një rezolutë nga Kuvendi, përmes së cilës pritet t’i lihen detyra shtesë organit të akuzës sa i përket luftës ndaj kriminalitetit. Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela u shpreh se përgjatë vitit 2023, në të gjitha nivelet e Prokurorive të Juridiksionit të Përgjithshëm, janë krijuar sërish vakanca të përkohshme dhe të përhershme. Gjithashtu, zbuloi se qarku me kriminalitetin më të lartë për 100 mijë banorë është Vlorë, ndërsa me kriminalitetin më të ulët qarku Dibër. Ndër të tjera, Çela u shpreh se në vitin 2023 vihet re një tendencë ashpërsimi në aplikimin e masave të sigurimit. “Përgjatë vitit 2023, në të gjitha nivelet e Prokurorive të Juridiksionit të Përgjithshëm janë krijuar sërish vakanca të përkohshme dhe të përhershme të 38% të prokurorëve, si pasojë e procesit të vlerësimit kalimtar. Megjithatë, me gjithë problemet me mungesat e theksuara në organikë, prokurorët kanë ushtruar me përgjegjshmëri kompetencat bazuar në kuadrin ligjor. Ndërsa ministri i Drejtësisë Ulsi Manja  deklaroi të martë se Kodi i ri Penal është i nevojshëm, por duhet t’i nënshtrohet një konsultimi të gjerë publik.Në një prononcim për medie, Manja u shpreh se drafti që është dorëzuar në Ministrinë e Drejtësisë reflekton 61 direktiva të BE-së. “Që duhet një Kod i ri Penal, këtë nuk e them unë. Ne jemi në procesin e negociatave të integrimit në BE dhe është kërkesë e Brukselit që Shqipëria duhet të ketë një Kod të ri Penal që t’i përgjigjet dinamikave të zhvillimit të shoqërisë dhe teknologjisë. Aktualisht kemi një Kod Penal të miratuar në vitin 1995, ndërsa Kushtetuta u miratua në vitin 1998″, shtoi ai. Manja theksoi se në Kodin Penal aktual, për shkak të zhvillimit ekonomik dhe të teknologjisë është ndërhyrë 33 herë.

Lexo edhe :  Kaosi në Parlament/ Berisha: Deputetët e PD-së meritojnë përshëndetje të zjarrtë

Koeficienti i kriminalitetit për procedimet penale të regjistruara për 100 mijë banorë gjatë 2023, është 872. Ndërsa në 2022 ka qenë 920, pra kemi një ulje sa i përket këtij treguesi. Në vitin 2022, përqindjen më të ulët të kriminaliteti për 100 mijë banorë e ka qarku Dibër, ndërsa më të lartë qarku Vlorë”, tha ai. Ndërsa sa i përket veprave penale në fushën e lëndëve narkotike, në vitin 2023 ka një rritje të numrit të procedimeve krahasuar me vitin 2022. “Numri më i lartë është në qarkun Tiranë, më pas vjen Lezha, Fieri etj, ndërsa numri më i vogël është qarku Sarandë dhe Gjirokastër. Përsa i përket veprës penale të “dhunës në familje” për vitin 2023 janë regjistruar 1396 procedime penale, me 1078 të pandehur, me një ulje prej 3.92 për qind të procedimeve krahasuar me vitin 2022. Efektiviteti i ndjekjes penale dhe numri i çështjeve të dërguara në gjyq është i lartë. 89.04 për qind e kërkesave për masë sigurimi me arrest është tregues në rritje krahasuar me vitin 2022. Veprat penale kundër rendit dhe sigurisë publike përbëjnë numrin më të lartë të procedimeve penale të regjistruara me 31.7%. Në vitin 2023 vihet re një tendencë ashpërsimi në aplikimin e masave të sigurimit”, tha ndër të tjera kryeprokurori Çela.

Të fundit

Disa zakone të të ngrënit që janë fajtori kryesor i dhjamit në bark

Ndërsa moti më i ngrohtë afrohet, më shumë njerëz duhet të vendosin disa qëllime më të shëndetshme. Humbja e yndyrës...

Psikologët: Filmat horror mund t’ju ndihmojnë të kapërceni ankthin

Horrori është ndoshta zhanri i fundit që vjen në mendje kur njerëzit mendojnë se si filmat mund të ndihmojnë në zbutjen e ankthit. Pse një...

Si u shpikën celularët/ Telefoni i parë i krijuar nga ‘Motorola’

Celulari (ose telefoni celular) është një nga inovacionet më të rëndësishme teknologjike në historinë moderne, duke revolucionarizuar mënyrën se si ne komunikojmë. Historia e celularëve...

Albin Kurti kërkesë NATO-s: Ktheni zonën e sigurisë në kufirin me Serbinë

Kryeministri i Kosovs, Albin Kurti ka kërkuar nga NATO-ja që ta kthejë zonën tokësore të sigurisë në një perimetër prej 5 kilometrash përgjatë kufirit...

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 06 tetor 2024, dollari amerikan blihet me 89.2 lekë dhe shitet me 90.6 lekë. Euro blihet me 98.5 lekë dhe shitet 99.1 lekë. Franga...

Lajme të tjera

Web TV