Fedez dhe Alessandro Cattelan janë njohur që nga ditët e X Factor dhe gjithmonë ka pasur respekt të ndërsjellë mes të dyve. Kjo është arsyeja pse Cattelan shpresonte të realizonte një intervistë me reperin – me të cilin kishte nisur një sfidë gazmore me speca djegës pak para fillimit të Festivalit të Sanremos 2023 – në programin e tij të ri prime time në Rai2, Da vicino nessuno è normale.
Por Rai, në dritën e asaj që ndodhi në rastin e rrahjes së Cristiano Iovinos, që e sheh Fedez zyrtarisht në mesin e atyre që janë nën hetim, ka zgjedhur të tërhiqet, duke i mbyllur dyert reperit siç kishte ndodhur pas fjalimit të tij në koncertin “Primo Maggio”.
Lajmi u raportua nga blogu i Davide Maggio dhe u mor nga gazetat kryesore italiane, të cilat shpjegojnë sesi Cattelan do të duhet të bëjë pa të ftuarin e tij dhe sesi Fedez po kalon një fazë të re të trazuar të jetës së tij pas skandalit të pandoros të Chiara Ferragni dhe ndarjes së tyre.
Fedez, siç dihet, në disa raste gjatë pjesëmarrjes në Panairin e Librit të Torinos ka mohuar të jetë i përfshirë në atë që ka ndodhur me Iovinon, por hetuesit, sipas disa dëshmive dhe videove, pohojnë të kundërtën./E.Ç