test

‘Babale’ në Apel, shtyhet sërish gjyqi për Salianjin, ja cili pritet të jetë fati i tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shtyhet seanca në Apel për deputetin Salianji në lidhje me çështjen Babale, ku raportohet se seanca është shtyrë për 12 qershor në orën 10:30.

Salianji paraqiti një kërkesë për shtyrje të gjyqit për shkak të një udhëtimi pune në Indonezi. Herën e kaluar, seanca u shty pasi avokati i gazetarit Jetmir Olldashi pretendoi se kishte probleme shëndetësore.

Kujtojmë që Salianji u dënua nga Shkalla e Parë me 1 vit burg për kallëzim të rremë lidhur me çështjen “Babale”, teksa Apeli do të vendosë pas më shumë se 3 vitesh. Apeli do të vendosë nëse do të lërë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, do ta shpallë të pafajshëm apo do të japë një vendim alternativ.

Nëse do lihet në fuqi vendimi, atëherë do kemi dënimin me burg të një deputeti. Autori i audiopërgjimit Albert Veliu u dënua me 3.5 vite burg, ndërsa gazetari Jetmir Olldashi u dënua me 100 orë shërbim prove./    S.M

Të fundit

Gjermani, procedurat gjyqësore për azil zgjasin shumë. Çfarë duhet bërë?

Në shumicën e landeve gjermane, procedurat gjyqësore për azil zgjasin shumë. Çfarë duhet bërë? Gjykatësja Jennifer Panzer është duke negociuar...

Rama tregon pse ishte krenar për punën e tij si kryetar bashkie i Tiranës

Moderatorja Arbana Osmani dhe regjisori Eduart Grishaj ishin të ftuarit e radhës të kryeministrit Edi Rama në episodin e 23 të sezoni të 3-të...

Rrumbullaku mbledh strukturat drejtuese/ Zbulohen porositë

Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, zhvilloi një takim me strukturat drejtuese të 12 Drejtorive Vendore në qarqe, ku kërkoi përmirësimin e standardit...

Divorci mes çiftit/ Analisti zbërthen detajet: Arsyeja e kësaj krisjeje është Meta

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka konfirmuar publikisht se i është drejtuar gjykatës me kërkesë për t’u divorcuar nga bashkëshortja Monika Kryemadhi,...

Temperaturat e larta ‘shtyjnë’ pushuesit drejt plazheve, trafik i rënduar në Vlorë

Nga temperaturat e larta që kanë përfshirë vendin tonë këtë qershor, plazhi është kthyer në vendpushimin më të preferuar. Dyndja e pushuesve vendas e të...

Lajme të tjera

Web TV