test

Ekspertët: “Ndryshimet klimatike mund të shkaktojnë më shumë turbulenca”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit të fluturimit SQ321 të Singapore Airlines mbërritën sot në Singapor, një ditë pasi avioni që fluturonte nga Londra përjetoi ” turbulenca ekstreme dhe të papritura duke shkaktuar një të vdekur dhe disa të plagosur.

Avioni bëri një ulje emergjente në Bangkok, ndërsa shefi ekzekutiv i linjës ajrore kërkoi falje. Ngjarja ndodhi dje dhjetë orë pas ngritjes së avionit Boeing 777, teksa fluturonte në një lartësi prej 11 mijë metrash mbi Mianmar.

Sipas një pasagjeri, personat brenda kabinës uu përplasën në tavan. Dhjetëra persona kanë pësuar lëndime të rënda në kokë. Fotot nga brenda avionit tregojnë një kabinë të mbushur me ushqime, shishe dhe bagazhe, ndërsa maskat e oksigjenit varen nga tavani.

Avioni, me 211 pasagjerë dhe 18 anëtarë të ekuipazhit, bëri një ulje emergjente në aeroportin e Bangkok.

Një britanik 73-vjeçar humbi jetën, sipas spitalit të Bangkok ku u dërguan të plagosurit, 71 persona janë duke u trajtuar , duke përfshirë 6 në gjendje të rëndë. Sipas aeroportit të kryeqytetit janë plagosur 83 persona.

Sot, 131 pasagjerë dhe 12 anëtarë të ekuipazhit mbërritën në një tjetër fluturim për në Singapor.

Ata u pritën nga familjarët e tyre, por askush nuk donte të fliste me gazetarët.

Kryeministri i Singaporit Lawrence Wong i shprehu ngushëllimet e tij familjes së menaxherit të teatrit britanik në Bristol, Geoff Kitchen, i cili fatkeqësisht humbi jetën.

Ndërkohë, shkencëtarët thonë se ndryshimi i klimës ka të ngjarë të shkaktojë më shumë turbulenca, të padukshme për radarët. Sipas një studimi të vitit 2023, kohëzgjatja vjetore e turbulencave u rrit me 17% midis 1979 dhe 2020, ndërsa tani janë rritur me 50%./   S.M

Të fundit

Shqipëria e nis me humbje aventurën EURO2024, goli i Bajrami hyn në histori të turneut

Shqipëria e nisi me humbje rrugëtimin e saj në Euro 2024, pasi u mposht me rezultatin 2-1 nga kampionia...

De La Fuente: Jam shumë i lumtur, por të qëndrojmë me këmbë në tokë

Shumë i lumtur u shfaq tekniku i kombëtares spanjolle Luis de la Fuente, pas fitores bindëse 3-0 që skuadra e tij arriti me Kroacinë. “Jam...

Scholz: Propozimi i Putinit për paqe nuk është serioz

“Liderët e G7 nuk e diskutuan fare propozimin e presidentit rus, Vladimir Putin, për paqe në Ukrainë, sepse të gjithë e dinin se propozimi...

Italia përmbys ndeshjen, realizon Barella ndaj kuqezinjve

Shqipëria 1-2 Italia Pritjes i erdhi fundi, Shqipëria rikthehet të luajë në Europian pas 8 vitesh mungesë. Kuqezinjtë do të sfidojnë Italinë në Dortmund, në...

Gol kuqezinjtë, Shqipëria ndëshkon Italinë në sekondat e para

Shqipëria 1-0 Italia Pritjes i erdhi fundi, Shqipëria rikthehet të luajë në Europian pas 8 vitesh mungesë. Kuqezinjtë do të sfidojnë Italinë në Dortmund, në...

Lajme të tjera

Web TV