test

Miratohet shifra/ Sa do të paguhen anëtarët e Komisionit të Licencave për kanabisin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria ka caktuar pagën për anëtarët e komisioneve shtetërore për kultivimin e kanabisit dhe lojërat e fatit.

Anëtarët e emëruar në Komisionin e Licencave për kultivimin e cannabis-it për qëllime mjekësore përfitojnë një pagesë prej 25.000 lekësh për pjesëmarrjen dhe kontributin e tyre në këtë komision. Por sipas vendimit, anëtarët nuk mund të marrin më shumë se 12 pagesa në vit.

Vendimi hyn në fuqi nga momenti i bërjes efektiv të komisionit dhe buxheti do të dalë nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

‘1. Anëtarët e emëruar në Komisionin e Licencave për kultivimin e cannabis-it për qëllime mjekësore përfitojnë një pagesë për pjesëmarrjen dhe kontributin e tyre në këtë komision, në masën 25 000 (njëzet e pesë mijë) lekë për mbledhje, por jo më shumë se 12 (dymbëdhjetë) pagesa në vit.

  1. Ky vendim i shtrin efektet financiare nga momenti i bërjes efektiv të komisionit dhe këto efekte përballohen brenda buxhetit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
  2. Ngarkohet Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për zbatimin e këtij vendimi.’- thuhet në vendimin e qeverisë.

Gjithashtu qeveria ka caktuar shpërblimet për kryetarin dhe anëtarët e Komisionit të Licencave për shqyrtimin dhe vlerësimin e aplikimeve të paraqitura në lidhje me aktivitetin e lojërave të fatit.

Kryetari i komisionit do të paguhet masën 35.000 lekë për mbledhje, ndërsa anëtarët e komisionit 30.000 lekë për mbledhje. Pagesa do të jepet pasi të vërtetohet prezenca në procesverbal.

‘1. Kryetari dhe anëtarët e Komisionit të Licencave për shqyrtimin dhe vlerësimin e aplikimeve të paraqitura në lidhje me aktivitetin e lojërave të fatit, pranë Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit shpërblehen, si më poshtë vijon:

  1. a) Kryetari i komisionit, në masën 35 000 (tridhjetë e pesë mijë) lekë për mbledhje;
  2. b) Anëtarët e komisionit, në masën 30 000 (tridhjetë mijë) lekë për mbledhje.
  3. Çdo pagesë e anëtarëve të komisionit bëhet mbi bazën e dokumentit (listëprezencë ose procesverbal), që vërteton pjesëmarrjen në mbledhjet e komisionit.
  4. Efektet financiare për shpërblimin e anëtarëve të Komisionit të Licencave, sipas pikës 1, të këtij vendimi, përballohen nga buxheti i Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit.
  5. Ngarkohet Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit për zbatimin e këtij vendimi.’- thuhet në vendimin e qeverisë./E.T

Të fundit

Shqipëria e nis me humbje aventurën EURO2024, goli i Bajrami hyn në histori të turneut

Shqipëria e nisi me humbje rrugëtimin e saj në Euro 2024, pasi u mposht me rezultatin 2-1 nga kampionia...

De La Fuente: Jam shumë i lumtur, por të qëndrojmë me këmbë në tokë

Shumë i lumtur u shfaq tekniku i kombëtares spanjolle Luis de la Fuente, pas fitores bindëse 3-0 që skuadra e tij arriti me Kroacinë. “Jam...

Scholz: Propozimi i Putinit për paqe nuk është serioz

“Liderët e G7 nuk e diskutuan fare propozimin e presidentit rus, Vladimir Putin, për paqe në Ukrainë, sepse të gjithë e dinin se propozimi...

Italia përmbys ndeshjen, realizon Barella ndaj kuqezinjve

Shqipëria 1-2 Italia Pritjes i erdhi fundi, Shqipëria rikthehet të luajë në Europian pas 8 vitesh mungesë. Kuqezinjtë do të sfidojnë Italinë në Dortmund, në...

Gol kuqezinjtë, Shqipëria ndëshkon Italinë në sekondat e para

Shqipëria 1-0 Italia Pritjes i erdhi fundi, Shqipëria rikthehet të luajë në Europian pas 8 vitesh mungesë. Kuqezinjtë do të sfidojnë Italinë në Dortmund, në...

Lajme të tjera

Web TV