test

Nga ish-kryeministri, ministra dhe…/ Dumani rendit zyrtarët e lartë “në rrjetën” e SPAK

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i SPAK, Altin Dumani ka renditur të gjithë zyrtarët e lartë të shtetit, që siç tha ai janë nën hetim apo të pandehur. Në fjalën e tij, Dumani tha se “janë dënuar 9 zyrtarë të lartë me funksion:  Dy ish deputetë, dy ish gjyqtare, tre ish kryetarë bashkie, një ish sekretari i përgjithshëm i ministrisë së Shëndetësisë, një ish nënkryetar bashkie”.

Altin Dumani: Janë hetuar gjithsej 20 procedime penale me 22 persona nën hetim apo të pandehur ndaj zyrtarëve të nivelit të lartë në funksion: 5 magjistratë, 3 ish gjyqtarë të shkallës së parë, një ish gjyqtare i apelit dhe një ish prokuror.

5 ish kryetar bashkie, një ish kandidat për kryetar bashkie, dy kryetarë bashkie,  një ish ministër Finance, një ish ministër Mbrojtje, një ish ministër Mjedisi, një ish ministër shëndetësisë, një ish-zv.ministër Shëndetësie, një ish kryeministër, një ish sekretar i ministrit të mjedisit, një ish sekretar i ministrisë së drejtësisë dhe një ish sekretari i përgjithshëm i ministrisë së Shëndetësisë.

Për herë të parë janë regjistruar 8 procedime penale me 18 persona me hetim apo të pandehur ndaj zyrtarëve të nivelit të lartë.

Janë dërguar në gjykatë 11 çështje me kërkesë për gjykim 12 persona të pandehur në cilësinë e ish zyrtarit të lartë me funksione: 5 ish-kryetarë bashkie, një  ish gjyqtar, një ish ministër mjedisi, një ish ministër Finance, dy kryetarë bashkie, një ish kandidat për kryetar bashkie dhe një ish sekretar i ministrisë i ministrisë së Shëndetësisë.

Janë dënuar 9 zyrtarë të lartë me funksion:  Dy ish deputetë, dy ish gjyqtare, tre ish kryetarë bashkie, një ish sekretari i përgjithshëm i ministrisë së Shëndetësisë, një ish nënkryetar bashkie.

Lexo edhe :  Apeli vendos nesër se kush do të drejtojë Partinë Demokartike

Janë në proces gjykimi 4 ish magjistratë, është në hetim një ish magjistratë në gjykatë e lartë, janë dënuar nga gjykata dy ish magjistratë./    S.M

Të fundit

Shqipëria e nis me humbje aventurën EURO2024, goli i Bajrami hyn në histori të turneut

Shqipëria e nisi me humbje rrugëtimin e saj në Euro 2024, pasi u mposht me rezultatin 2-1 nga kampionia...

De La Fuente: Jam shumë i lumtur, por të qëndrojmë me këmbë në tokë

Shumë i lumtur u shfaq tekniku i kombëtares spanjolle Luis de la Fuente, pas fitores bindëse 3-0 që skuadra e tij arriti me Kroacinë. “Jam...

Scholz: Propozimi i Putinit për paqe nuk është serioz

“Liderët e G7 nuk e diskutuan fare propozimin e presidentit rus, Vladimir Putin, për paqe në Ukrainë, sepse të gjithë e dinin se propozimi...

Italia përmbys ndeshjen, realizon Barella ndaj kuqezinjve

Shqipëria 1-2 Italia Pritjes i erdhi fundi, Shqipëria rikthehet të luajë në Europian pas 8 vitesh mungesë. Kuqezinjtë do të sfidojnë Italinë në Dortmund, në...

Gol kuqezinjtë, Shqipëria ndëshkon Italinë në sekondat e para

Shqipëria 1-0 Italia Pritjes i erdhi fundi, Shqipëria rikthehet të luajë në Europian pas 8 vitesh mungesë. Kuqezinjtë do të sfidojnë Italinë në Dortmund, në...

Lajme të tjera

Web TV