test

Qeveria heq dorë nga PPP/ Miratohet vendimi, kalon në shtet prodhimi i pullave fiskale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Që prej 1 janarit të vitit 2025 prodhimi dhe shpërndarja e pullave fiskale do të realizohet nga shteti. Qeveria shqiptare ka miratuar vendimin  që i jep fund koncesionit për prodhimin e pullave fiskale në Shqipëri.

Kontrata e nënshkruar midis kompanisë private “Sicpa Security Solutions” përfundon në  31 dhjetor të vitit 2024. Pas përfundimit të të afatit  prodhimi dhe shpërndarja e pullave fiskale do të kryhet nga një person i autorizuar nga Këshilli i Ministrave. Sa i përket procedurës së porositjes së pullave fiskale, ajo mbetet e njëjtë, por pagesat e çmimeve të pullave fiskale dhe kostove të dërgesave do ti paguhen personit të autorizuar nga Këshilli i Ministrave.

Kontrata mes Ministrisë e Financave dhe kompanisë private u miratua në 2011 në kohën kur në pushtet ishin demokratët dhe përfundonte në 2022. Kjo kontrate u shty me 2 vite pasi kompania pretendonte se nuk ishin zbatuar kushtet e vendosura në kontratë pasi nuk ishte realizuar komponenti i vendosjes së pullave fiskale te barnat.

Pullat vendosen në produktet e akcizës, si cigare, birrë, barna dhe alkool në momentin e hedhjes për konsum. /E.T

Të fundit

Shqipëria e nis me humbje aventurën EURO2024, goli i Bajrami hyn në histori të turneut

Shqipëria e nisi me humbje rrugëtimin e saj në Euro 2024, pasi u mposht me rezultatin 2-1 nga kampionia...

De La Fuente: Jam shumë i lumtur, por të qëndrojmë me këmbë në tokë

Shumë i lumtur u shfaq tekniku i kombëtares spanjolle Luis de la Fuente, pas fitores bindëse 3-0 që skuadra e tij arriti me Kroacinë. “Jam...

Scholz: Propozimi i Putinit për paqe nuk është serioz

“Liderët e G7 nuk e diskutuan fare propozimin e presidentit rus, Vladimir Putin, për paqe në Ukrainë, sepse të gjithë e dinin se propozimi...

Italia përmbys ndeshjen, realizon Barella ndaj kuqezinjve

Shqipëria 1-2 Italia Pritjes i erdhi fundi, Shqipëria rikthehet të luajë në Europian pas 8 vitesh mungesë. Kuqezinjtë do të sfidojnë Italinë në Dortmund, në...

Gol kuqezinjtë, Shqipëria ndëshkon Italinë në sekondat e para

Shqipëria 1-0 Italia Pritjes i erdhi fundi, Shqipëria rikthehet të luajë në Europian pas 8 vitesh mungesë. Kuqezinjtë do të sfidojnë Italinë në Dortmund, në...

Lajme të tjera

Web TV