test

“S’është bërë padi për grup të strukturuar kriminal”/ Berisha përgënjeshtron kreun e SPAK

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka përgënjeshtruar drejtuesin e SPAK, Altin Dumani, i cili u shpreh se nuk është bërë asnjë denoncim për grup të strukturuar kriminal për inceneratorin e Tiranës.

Gjatë fjalës së tij në tubimin e përditshëm qytetar, Berisha deklaroi se Dumani mashtroi, pasi sipas tij katër vite më parë është bërë një padi për grup të strukturuar kriminal, në lidhje me këtë aferë.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Miqtë e mi, dëgjojeni vetëm një aspekt të vjedhjes së tij. Erion Veliaj merr me qira për ndërtimin e depos së ujit në Surrelin e Edi Ramës 500 metër tokë. 500 metër tokë Edi Rama thotë se aty e ka blerë me dy dollarë, por mashtron se aty ka qenë të paktën 25, kurse sot është 50 dollarë. Pra, Erion Veliaj e ka marrë me qira tokën, e cila në rast se do blihej, mund të kushtonte gjithsej 200 mijë dollarë. Maksimumi i maksimumit.

Kurse qira paguan 20 mijë euro në vit. 10 mijë Erioni, 10 mijë Qefalia. A ka hajdutë si këta mor miq? Secili nga specialistët e Edi Ramës ulte kokën kur fliste. Po Gjiknuri i mamasë që i vodhën 7 milionë euro në apartament, a e patë se si fliste apo jo?

Pra, ishte skena më tragjikomike, por prapë gjithçka ua prishën deputetët e opozitës. Me pyetjet që i bënë, ia thanë fjalën në gojë. Mbetej dhe sillej si peng i shpifur, njeri që nuk ka dinjitet, nuk ka moral, nuk ka nder, nuk ka ligj. Një peng i shpifur i Edi Ramës. Mashtrues publik që gënjeu, tha se për inceneratorin nuk është bërë padi për grup të strukturuar, në një kohë kur 4 vite më parë, padia është bërë për padi të strukturuar kriminal. Pengu i Edi Ramës. Sot i doli çdo bojë, i doli çdo kallaj./E.T

Të fundit

Shqipëria e nis me humbje aventurën EURO2024, goli i Bajrami hyn në histori të turneut

Shqipëria e nisi me humbje rrugëtimin e saj në Euro 2024, pasi u mposht me rezultatin 2-1 nga kampionia...

De La Fuente: Jam shumë i lumtur, por të qëndrojmë me këmbë në tokë

Shumë i lumtur u shfaq tekniku i kombëtares spanjolle Luis de la Fuente, pas fitores bindëse 3-0 që skuadra e tij arriti me Kroacinë. “Jam...

Scholz: Propozimi i Putinit për paqe nuk është serioz

“Liderët e G7 nuk e diskutuan fare propozimin e presidentit rus, Vladimir Putin, për paqe në Ukrainë, sepse të gjithë e dinin se propozimi...

Italia përmbys ndeshjen, realizon Barella ndaj kuqezinjve

Shqipëria 1-2 Italia Pritjes i erdhi fundi, Shqipëria rikthehet të luajë në Europian pas 8 vitesh mungesë. Kuqezinjtë do të sfidojnë Italinë në Dortmund, në...

Gol kuqezinjtë, Shqipëria ndëshkon Italinë në sekondat e para

Shqipëria 1-0 Italia Pritjes i erdhi fundi, Shqipëria rikthehet të luajë në Europian pas 8 vitesh mungesë. Kuqezinjtë do të sfidojnë Italinë në Dortmund, në...

Lajme të tjera

Web TV