test

Studentët po tkurren me shpejtësi, diplomat “Bachelor” rënie vjetore me 13.8%

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Numri i diplomave në sistemin universitar shënoi rënie drastike në vitin akademik 2022-2023, duke sinjalizuar se ekonomia e vendit do të përballet me mungesë ekspertësh pothuajse në të gjitha fushat në të ardhmen e afërt.

Të dhënat e zyrtare të INSTAT referojnë se në vitin në vitin akademik 2022-23, u diplomuan  në 13,808 studentë në ciklin e studimeve “Bachelor” me rënie vjetore 13,8 për qind.

Në arsimin e lartë u diplomuan gjithsej 27.991 studentë. Studentët e diplomuar në programet Bachelor përbëjnë 49,3% e studentëve të diplomuar gjithsej, ndjekur nga programet Master me 44,6%.

Në të gjithë programet e arsimit të lartë, në këtë vit akademik, u diplomuan 18.241 studente femra, ose 65,2% e numrit të përgjithshëm të studentëve të diplomuar në arsimin e lartë.

Fusha në të cilën janë diplomuar më shumë studentë në të gjitha programet është “Biznes, administrim dhe ligj” prej 25,4% ose një e katërta e numrit të përgjithshëm të të diplomuarve, si për femrat dhe për meshkujt.

Fusha e dytë më e preferuar nga meshkujt është “Inxhinieri, prodhim dhe ndërtim” me 22,5% të të diplomuarve meshkuj. Ndërsa, nga femrat gjithsej të diplomuara, fusha e dytë më e preferuar është “Shëndet dhe mirëqenie” me 22,9% të të diplomuarave.

Analizuar për secilën fushë veças, fushat në të cilat janë diplomuar më shumë femrat krahasimisht me meshkujt janë “Arsim” (82,6%), ndjekur nga “Shkenca natyrore, matematikë dhe statistikë” (80,5%) dhe “Shkenca sociale, gazetari dhe informacion” (79,7%).

Fushat në të cilat janë diplomuar më shumë meshkujt krahasimisht me femrat janë “Shërbime” (68,8%), “Inxhinieri, prodhim dhe ndërtim” (62,5%), dhe “Teknologji e informacionit dhe komunikimit” (58,5%).

Në vitin shkollor 2022-23, u diplomuan në arsimin zyrtar 83.548 nxënës dhe studentë, 34,1 % në arsimin 9 vjeçar, 32,4% në arsimin e mesëm dhe 33,5% në arsimin e lartë.

Lexo edhe :  Zgjerimi Aeroportit të Tiranës/ Investohet në terminalin e ri

Arsimi Parauniversitar (deri i mesëm i lartë) Në vitin shkollor 2022-23, në arsimin 9-vjeçar u diplomuan 28.488 nxënës, nga të cilët 52,6% ishin djem dhe 47,4% vajza.

Në arsimin e mesëm u diplomuan 27.069 nxënës, 47,2% djem dhe 52,8% vajza. Në arsimin profesional u diplomuan 3.212 nxënës, 82,3% djem dhe 17,7% vajza. Të diplomuarit e arsimit profesional përbëjnë 11,9% të të diplomuarve gjithsej në arsimin e mesëm./Monitor/    S.M

Të fundit

Shqipëria e nis me humbje aventurën EURO2024, goli i Bajrami hyn në histori të turneut

Shqipëria e nisi me humbje rrugëtimin e saj në Euro 2024, pasi u mposht me rezultatin 2-1 nga kampionia...

De La Fuente: Jam shumë i lumtur, por të qëndrojmë me këmbë në tokë

Shumë i lumtur u shfaq tekniku i kombëtares spanjolle Luis de la Fuente, pas fitores bindëse 3-0 që skuadra e tij arriti me Kroacinë. “Jam...

Scholz: Propozimi i Putinit për paqe nuk është serioz

“Liderët e G7 nuk e diskutuan fare propozimin e presidentit rus, Vladimir Putin, për paqe në Ukrainë, sepse të gjithë e dinin se propozimi...

Italia përmbys ndeshjen, realizon Barella ndaj kuqezinjve

Shqipëria 1-2 Italia Pritjes i erdhi fundi, Shqipëria rikthehet të luajë në Europian pas 8 vitesh mungesë. Kuqezinjtë do të sfidojnë Italinë në Dortmund, në...

Gol kuqezinjtë, Shqipëria ndëshkon Italinë në sekondat e para

Shqipëria 1-0 Italia Pritjes i erdhi fundi, Shqipëria rikthehet të luajë në Europian pas 8 vitesh mungesë. Kuqezinjtë do të sfidojnë Italinë në Dortmund, në...

Lajme të tjera

Web TV