test

Anëtarësimi i Shqipërisë në BE, presidenti Begaj: S’është më e rëndësishme data

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i vendit, Bajram Begaj është shprehur se për Shqipërinë objektivi 2030 për t’u anëtarësuar në BE është e rëndësishme.

Por Kreu i Shtetit theksoi se “nuk është aq e rëndësishme data se sa është e rëndësishme ëndrra, mund të arrihet më shpejt apo më vonë”.

Presidenti Begaj theksoi se për Shqipërinë është jetike integrimi në BE dhe se duhet punuar fort për arritjen e këtij objektivi.

Bajram Begaj: Për Shqipërinë objektivi 2030 për t’u futur në BE, sipas një deklarate të bërë në forumin e Bledit, është e rëndësishme. Por nuk është aq e rëndësishme data se sa është e rëndësishme ëndrra, mund të arrihet më shpejt apo më vonë. Shqipëria ka kaluar me sukses kapitujt e parë të negocimit.

Për Shqipërinë është jetike integrimi në BE. Dhe nga ana tjetër për BE, integrimi i Ballkanit Perëndimor, apo procesi i anëtarësimit të vendit tonë duhet të jetë strategjik. Detyra jonë është të bëjmë mirë detyrat për të arritur këtë objektiv që janë reformat.

Ky është një objektiv mund të arrihet në 2030 apo edhe më shpejt. Shqipëria është e vlerësuar në arenën ndërkombëtare dhe nga vendet e BE, por nuk mjafton, siç e pamë u bllokuan për hapjen e konferencës ndërqeveritare. Për vendime të tilla nuk duhet që të zhgënjehemi por të punojmë fort për të arritur objektivin tonë./   S.M

Të fundit

Shqipëria e nis me humbje aventurën EURO2024, goli i Bajrami hyn në histori të turneut

Shqipëria e nisi me humbje rrugëtimin e saj në Euro 2024, pasi u mposht me rezultatin 2-1 nga kampionia...

De La Fuente: Jam shumë i lumtur, por të qëndrojmë me këmbë në tokë

Shumë i lumtur u shfaq tekniku i kombëtares spanjolle Luis de la Fuente, pas fitores bindëse 3-0 që skuadra e tij arriti me Kroacinë. “Jam...

Scholz: Propozimi i Putinit për paqe nuk është serioz

“Liderët e G7 nuk e diskutuan fare propozimin e presidentit rus, Vladimir Putin, për paqe në Ukrainë, sepse të gjithë e dinin se propozimi...

Italia përmbys ndeshjen, realizon Barella ndaj kuqezinjve

Shqipëria 1-2 Italia Pritjes i erdhi fundi, Shqipëria rikthehet të luajë në Europian pas 8 vitesh mungesë. Kuqezinjtë do të sfidojnë Italinë në Dortmund, në...

Gol kuqezinjtë, Shqipëria ndëshkon Italinë në sekondat e para

Shqipëria 1-0 Italia Pritjes i erdhi fundi, Shqipëria rikthehet të luajë në Europian pas 8 vitesh mungesë. Kuqezinjtë do të sfidojnë Italinë në Dortmund, në...

Lajme të tjera

Web TV