test

Miratohet vetëm me votat e PS rezoluta anti-korrupsion, të hënën kalon në seancë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Konferenca e Kryetarëve ka miratuar me 9 votat e maxhorancës projektrezolutën anti-korrupsionin të propozuar nga Partia Socialiste.

Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve u shoqërua me debate mes palëve. Kreu i Grupit Parlamentar socialist, Bledi Çuçi propozoi datën 27 maj 2024 për çuarjen në seancë për votim të draft-rezolutës  Çuçi kërkoi që në seancë të parashikohen disa orë diskutimi dhe debat mes deputetëve në lidhje me rezolutën përpara votimit në Kuvend.

Nga ana tjetër deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, pati kritika për qeverinë duke thënë se sot maxhoranca pranoi ekzistencën e korrpsionit, por shtoi që komisioni Ad Hoc që do të krijohet nuk mund të drejtohet nga PS që ajo të vetëkorrigjojë vetëm, pasi është e pamundur.

Pjesë nga diskutimi:

Tabaku: Më vjen mirë që lufta kundër korrupsionit duhet ndryshojë dhe qeveria pranon që kemi një korrupsion endemik dhe sot ekziston në të gjithë institucionet. Tani kush ka folur e paska pasur të drejtë. Rezoluta që ju propozoni çon miratimin e ngritjes së një komisioni të posaçëm dhe disa elementë që ne mendojmë se kanë nevojë për një debat më të gjerë se sa debati në kuvend. Kam dorëzuar disa ndryshime ligjore për të luftuar korrupsionin me ndryshime që i vijnë në ndihmë kësaj beteje dhe që u refuzuan nga PS. Mazhoranca i rrëzoi duke mohuar korrupsionin. Sot, qeveria pranon korrupsionin dhe mungesën e vullnetit politik. Ju kërkoni të krijoni një Komision AdHoc që merr funskione nga KKIE dhe pa asnjë argument.

Elisa Spiropali: Procei i integrimit është i të gjithë shqiptarëve, jo vetëm i PS-së apo qeverisë. Draft-rezoluta është mekanizëm shtesë dhe detyrim që ka dalë nga procesi Screening. Komisioni i Posacëm është një hapësirë e re që adreson luftën kundër korrupsionit dhe mirëqeverisjen

Lexo edhe :  Bamir Topi: Kam 12 vite që nuk flas me Berishën

Eduard Shalsi: Duhet të jetë një armë shtesë për të gjithë ata që duan të çojnë reformat përpara.

Ermonela Felaj: Parlamenti nuk mund të jetë pasiv. Duhet të rimarrim në duar rolin tonë. Realisht është një detyrim i jo vetëm i qeverisë, por edhe perlamentit. Ky mekanizëm që propozon rezoluta është i gjetur. Kjo është një mundësi e artë që ne të bashkohemi për procesin e integrimit./   S.M

Të fundit

Pse futbollistët e Spanjës nuk e këndojnë kurrë himnin kombëtar?

Futbollistët dhe sportistët e disiplinave të tjera që përfaqësojnë Spanjën në garat sportive, nuk e këndojnë himnin kombëtar thjesht...

5 milionë peseta dhe kërcënimi me ryshfet: Ndeshja ‘e errët’ Shqipëri-Spanjë në vitet ’90

Kanë qenë pesë përballje mes Spanjës dhe Shqipërisë, të gjitha me  fitore iberike. Por duhet të ketë qenë gjashtë. Në dhjetor 1991, La Roja,...

Humbi bashkëshorten para një muaji, Agron Llakaj i bën dedikimin prekës

Bashkëshortja e artistit shqiptar, Agron Llakaj, humbi jetën një muaj më parë. Kostandina vuante nga një sëmundje e rëndë dhe nuk mundi t’a fitonte...

Pëson arrest kardiak, ndërron jetë pushuesi në plazhin e Spillesë

Një 66-vjeçar ka ndërruar jetën këtë të  hënë. Ngjarja ka ndodhur në plazhin e Spillesë. Mësohet se 66-vjeçari ka humbur jetën pasi ka rënë në...

Në këto ditë të nxehta, kjo është temperatura ideale për kondicionerin

Kjo ndodh çdo vit. Temperaturat e jashtme fillojnë të nxehen, ju ndizni kondicionerin qendror dhe tani është koha e vendimit: Çfarë temperature duhet ta...

Lajme të tjera

Web TV