test

Miratohet vetëm me votat e PS rezoluta anti-korrupsion, të hënën kalon në seancë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Konferenca e Kryetarëve ka miratuar me 9 votat e maxhorancës projektrezolutën anti-korrupsionin të propozuar nga Partia Socialiste.

Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve u shoqërua me debate mes palëve. Kreu i Grupit Parlamentar socialist, Bledi Çuçi propozoi datën 27 maj 2024 për çuarjen në seancë për votim të draft-rezolutës  Çuçi kërkoi që në seancë të parashikohen disa orë diskutimi dhe debat mes deputetëve në lidhje me rezolutën përpara votimit në Kuvend.

Nga ana tjetër deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, pati kritika për qeverinë duke thënë se sot maxhoranca pranoi ekzistencën e korrpsionit, por shtoi që komisioni Ad Hoc që do të krijohet nuk mund të drejtohet nga PS që ajo të vetëkorrigjojë vetëm, pasi është e pamundur.

Pjesë nga diskutimi:

Tabaku: Më vjen mirë që lufta kundër korrupsionit duhet ndryshojë dhe qeveria pranon që kemi një korrupsion endemik dhe sot ekziston në të gjithë institucionet. Tani kush ka folur e paska pasur të drejtë. Rezoluta që ju propozoni çon miratimin e ngritjes së një komisioni të posaçëm dhe disa elementë që ne mendojmë se kanë nevojë për një debat më të gjerë se sa debati në kuvend. Kam dorëzuar disa ndryshime ligjore për të luftuar korrupsionin me ndryshime që i vijnë në ndihmë kësaj beteje dhe që u refuzuan nga PS. Mazhoranca i rrëzoi duke mohuar korrupsionin. Sot, qeveria pranon korrupsionin dhe mungesën e vullnetit politik. Ju kërkoni të krijoni një Komision AdHoc që merr funskione nga KKIE dhe pa asnjë argument.

Elisa Spiropali: Procei i integrimit është i të gjithë shqiptarëve, jo vetëm i PS-së apo qeverisë. Draft-rezoluta është mekanizëm shtesë dhe detyrim që ka dalë nga procesi Screening. Komisioni i Posacëm është një hapësirë e re që adreson luftën kundër korrupsionit dhe mirëqeverisjen

Lexo edhe :  Fredi Beleri u zgjodh deputet i Parlamentit Evropian, reagon kryeministri Rama

Eduard Shalsi: Duhet të jetë një armë shtesë për të gjithë ata që duan të çojnë reformat përpara.

Ermonela Felaj: Parlamenti nuk mund të jetë pasiv. Duhet të rimarrim në duar rolin tonë. Realisht është një detyrim i jo vetëm i qeverisë, por edhe perlamentit. Ky mekanizëm që propozon rezoluta është i gjetur. Kjo është një mundësi e artë që ne të bashkohemi për procesin e integrimit./   S.M

Të fundit

Kurban Bajrami, Begaj: Reflektimi bën të mundur një shoqëri më të mirë e më të drejtë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e Kurban Bajramit. Përmes një postimi në rrjetet sociale,...

Festa e Kurban Bajramit, kryeministri Rama uron besimtarët myslimanë

Kryeministri Edi Rama ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e Kurban Bajramit. “Gëzuar Kurban Bajramin”, shkruan kreu i qeverisë krahas një fotoje që ka shpërndarë...

Festohet Kurban Bajrami, besimtarët myslimanë në vend falin namazin

Besimtarët myslimanë në të gjithë Shqipërinë festojnë këtë të diel festën e Kurban Bajramit. Mëngjësin e kësaj të diele me mijëra besimtarë të besimit islam...

Horoskopi ditor, 16 Qershor 2024

DASHI Dashuria në plan të parë. Kjo është periudha ideale për të shprehur pasionin e pa-rezervë për të dashurin tuaj. Me një qëndrim vendimtar, do...

Shqipëria e nis me humbje aventurën EURO2024, goli i Bajrami hyn në histori të turneut

Shqipëria e nisi me humbje rrugëtimin e saj në Euro 2024, pasi u mposht me rezultatin 2-1 nga kampionia në fuqi e Europës, Italia,...

Lajme të tjera

Web TV