test

Nga krimi i organizuar tek aferat korruptive/ Përgjigjet e forta të Altin Dumanit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vera 2024 pritet të jetë një verë “e nxehtë”, pasi SPAK-u vijon intensivisht hetimet për aferat e mëdha korruptive dhe goditjen e krimit të organizuar.

Priten goditje të reja, si dhe kallëzime apo fletëthirrje.

Por çfarë deklaroi një ditë më parë kreu i SPAK-ut në Komisionin e Ligjeve?

Të mërkurën, kreu i SPAK, Altin Dumani raportoi në Komisionin e Ligjeve për punën e strukturës së posaçme gjatë vitit 2023.

I vendosur përballë deputetëve të opozitës dhe maxhorancës, disa prej të cilëve nën hetim nga SPAK, Dumani dha mesazhe të forta në përgjigjet e tij, që nga krimi i organizuar, aferat e mëdha korruptive dhe deri tek kërcënimi i prokurorëve. 

Për herë të parë, drejtuesi i një institucioni të rëndësishëm foli hapur, qartë dhe me argumente për luftën kundër krimit të organizuar dhe hetimet për aferat korruptive që deri më tani kanë çuar pas prangave edhe zyrtarë të lartë, ministra, ish-ministra dhe një zv-kryeministër i cili është në arrati. 

Për aferën e inceneratorëve, Dumani tha se është një nga çështjet që ende nën hetim nga SPAK, e ndarë në disa dosje. Ai sqaroi se afera 60 milionë euro me dherat, e denoncuar jo pak herë nga CNA, është nën hetim. 

Ndërkohë, për inceneratorin e Tiranës, ai tha se paratë e pagauara shkojnë në llogarinë e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara. Dumani deklaroi në Komisionin e Ligjeve se çdo para që del nga buxheti i shtetit shkon tek Agjencia e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara.

Në lidhje me kreun e Bashkisë së Tiranës, ai tha se Erion Veliaj është nën hetim për dosjen e inceneratorëve dhe “5D”. Nuk mungoi edhe një përgjigje e tij nga Veliajt për fjalën “koleg”. Dumani nënvizoi se kolegë ka vetëm prokurorët e SPAK dhe hetuesit e BKH-së.

Lexo edhe :  U vendosi që vula i përket Berishës/ Avokati i njohur zbulon detajet: Ja çdo të ndodhë

Sa i përket komisionit anti-SPAK, që CNA e denoncoi pas muaj më parë, (ajo që ndryshe njihet se rezuluta anti-korrupsion), Dumani u shpreh i prerë se duhet të mbrohet pavarësia institucionale dhe të respektohen pushtetet. Sipas tij SPAK, duhet të jetë i pavarur, një mesazh ky i qartë edhe për kryeministrin Edi Rama.

Në fushën e krimit dhe korrupsionit, ai ngriti shqetësimin nga ana e institucioneve përveç Policisë së Shtetit, nuk ka bashkëpunim. Ai foli qartë për pastrimin e parave në fushën e ndërtimit, si një fenomen shqetësues.  Sipas tij krimit  tenton të përdorë bankat, blerja e shtëpive forma kryesore e pastrimit të parave.

Një tjetër deklaratë e fortë e Dumanit, ishte ajo e kërcënimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Sipas tij prokurorët janë kërcënuar nga krimi i organizuar. Ai u shpreh se disa raste janë publike, ndërsa theksoi se problem është mbrojtja e familjarëve të prokurorëve dhe qytetarëve.

I pyetur nga deputeti demokrat, Dash Sula, nëse ka politikanë që kanë përdorur aplikacionin Sky ECC, kreu i SPAK, ai tha se nuk mund të prononcohet, por ka çështje në hetim.

Një shqetësim tjetër që ngriti kreu i SPAK ishte edhe situata në Policinë e Shtetit. Sipas tij, është ulëritëse se si zyrtarët e policisë bashkëpunojnë me organizatat kriminale. 

Për krimet zgjedhore për zgjedhjet e 2025, Dumani tha se po përgatitin një strategji, e cila do të bëhet publike në janar të vitit të ardhshëm./   S.M

Të fundit

Kurban Bajrami, Begaj: Reflektimi bën të mundur një shoqëri më të mirë e më të drejtë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e Kurban Bajramit. Përmes një postimi në rrjetet sociale,...

Festa e Kurban Bajramit, kryeministri Rama uron besimtarët myslimanë

Kryeministri Edi Rama ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e Kurban Bajramit. “Gëzuar Kurban Bajramin”, shkruan kreu i qeverisë krahas një fotoje që ka shpërndarë...

Festohet Kurban Bajrami, besimtarët myslimanë në vend falin namazin

Besimtarët myslimanë në të gjithë Shqipërinë festojnë këtë të diel festën e Kurban Bajramit. Mëngjësin e kësaj të diele me mijëra besimtarë të besimit islam...

Horoskopi ditor, 16 Qershor 2024

DASHI Dashuria në plan të parë. Kjo është periudha ideale për të shprehur pasionin e pa-rezervë për të dashurin tuaj. Me një qëndrim vendimtar, do...

Shqipëria e nis me humbje aventurën EURO2024, goli i Bajrami hyn në histori të turneut

Shqipëria e nisi me humbje rrugëtimin e saj në Euro 2024, pasi u mposht me rezultatin 2-1 nga kampionia në fuqi e Europës, Italia,...

Lajme të tjera

Web TV