test

Rrathët e zinj nuk formohen vetëm nga pagjumësia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kur shohim një person me rrathë të zinj poshtë syve, ajo që mendojmë fillimisht është mungesa e gjumit. Por ekspertët mjekësorë kanë zbuluar më shumë faktorë që mund të ndikojnë në këtë fenomen, përveç lodhjes apo pagjumësisë.

“Bright Side” liston arsyet pse mund të kemi rrathë të zinj poshtë syve dhe disa këshilla se si mund t’i trajtojmë për ta mbajtur fytyrën të freskët.

Arsyeja e krijimit të rrathëve të zinj është e ndryshme në varësi të personit, por shkaktari kryesor është mungesa e oksigjenit në enët e gjakut. Hiperpigmentimi prodhohet nga një aminoacid i quajtur melaninë. Megjithastë, rrathët e zinj gjithashtu mund të formohen nga probleme shëndetësore, të tilla si alergjia, eczema, dermatiti dhe anemia.

Çfarë mund të bëni?

Melanina është një pigment natyral në ngjyrë kafe ose në të zezë që gjendet në trupat tanë, dhe që është përgjegjëse për ngjyrën tonë të flokut, syve, lëkurës, apo pjesëve të tjera të trupit.

Ja disa këshilla se si mund t’i parandaloni rrathët e zinj poshtë syve:

Mundohuni të flini në një pozicion të rehatshëm gjatë natës

Kur flini me fytyrë nga tavani, mund të parandaloni fryrjen tek zona e syve. Kur koka pozicionohet pak lart, lëngjet në sytë tuaj nuk do të grumbullohen, kështu fytyra juaj do të duket e freskët sapo të zgjoheni në mëngjes.

Shmangni rrezet e diellit

Jo vetëm që rrezet e diellit bëjnë që fytyra jonë të plaket më shpejt, por gjithashtu mund të ndikojë në shfaqjen e problemeve të ndryshme në lëkurë. Plakja e lëkurës shkakton enjtjen dhe njolla të errëta në zonën poshtë syve, shkruan panorama.

Provoni përbërësit natyralë

Lexo edhe :  Ushqimet ultra të përpunuara lidhen me vdekjen e hershme, ja çfarë duhet të shmangni

Produkte të tilla si kastraveci apo çaji që i gjeni në kuzhinën tuaj, mund të jenë shumë të dobishme për rrathët e zinj poshtë syve. Kastraveci ka veti anti-inflamatore dhe mund të shmangë enjtjen e syve, ndërsa kafeina ose bustinat e çajit mund forcojnë lëkurën tuaj./E.Ç

Të fundit

Shpenzimi mesatar për shërbimet celulare u rrit për të tretin vit radhazi në 2023

Çdo përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht më shumë se 7900 lekë për shërbime të komunikimeve celulare. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike...

Kapriçot e motit/ Si parashikohen temperaturat për ditën e sotme

Edhe këtë të martë, kushtet atmosferike do të jenë të paqëndrueshme. Priten reshje të dobëta në të gjitha qarqet e vendit. Era pritet të jetë...

Horoskopi për ditën e sotme, ja çfarë parashikojnë yjet për ju

Dashi Mos u ndjeni të detyruar që të kënaqni të gjitha kërkesat e kolegëve të punës, pasi ky është një moment i rëndësishëm për të...

Çaji që zhduk dhjamin e barkut

Receta për dobësim me vetëm tre përbërës ka nxitur një “eufori” globale, posaçërisht për shkak që janë më të shumtë ata të cilët e...

Lajme të tjera

Web TV