test

Rritet frikshëm mediokriteti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Artur Ajazi

Vitet e fundit, është rritur ndjeshëm investimi në sistemin shkollor nga Ministria e Arsimit,por ka rënie të numrit të nxënësve që dalin “të nxënë”  prej tij. Kjo verifikohet  lehtësisht kur ata që mbarojnë shkollat e mesme, dhe një pjesë e tyre shkojnë në fakultete. Mbi 40 per qind e  atyre maturantëve, nuk arrijnë të mbarojnë as vitin e parë të shkollës së lartë. Shkaku ? Mangësitë e akumuluara në vite në arsimin parauniversitar, dhe pamundësia për të marrë provimet e vitit të parë në universitet. Duket sikur kudo hasim analfabetë dhe mediokër. Në tregun e fruta-perimeve, në tregun  industrial, në tregun e bulmetit, në kafene, në markete apo pika karburanti, polici, madje edhe në zyra. Ku po shkojmë, çfarë  po bëjmë, si mund të dalim nga kjo situatë, ku shkollat tona, po nxjerrin me shumicë analfabetë, që duan edhe punë me rrogë të lartë madje.

Një armatë e madhe mësuesish po punojnë maksimalisht në shkolla, po strapacohen në orët e mësimit, duke mos arritur atje ku duhet, me këtë brez që nuk e do librin. Eshtë e tmerrshme. Duhet me urgjencë të ndryshojmë rregulloren e brëndshme të shkollave. Nxënësit  ndjehen “mësues” dhe mësuesit po kthehen në “nxënës”. Shkaku ? Mungesa e autoritetit të mësuesit, (nga rregulloret e vjetra dhe të reja) i cili nuk mundet as ta qortojë  nxënësin e dobët dhe rrebel, nxënësin  që lë orët e mësimit, pasi mund edhe të denoncohet për “bullizëm”. Rezultati në fund të vitit, është i kuptueshëm. Më shumë analfabetë dhe mediokër, edhe pse kjo kategori nxënësish, e marrin notën kaluese. Kohët e fundit, vërehet një rritje e frikshme e analfabetizmit, dhe kryesisht atij funksional. Në zyra institucionesh, dhe më keq akoma në media (redaksi gazetash dhe televizionesh), ka prani të shtuar të personave që janë me mangësi të theksuara shkollimi.

Analfabetizmi funksional, është aftësia e të lexuarit në mënyrë mekanike,  dhe pastaj duke mos kuptuar dhe sqaruar , asgjë nga ato ç’ka ndodhin në jetën e përditshme. Analfabetizmi funksional, është në kontrast me analfabetizmin e zakonshëm, vetëm për një gjë, pasi të pamundëson komunikimin normal. Për pasojë, analfabeti e ka të pamundur, leximin e një fjale apo fraze të plotë, duke mos kuptuar asgjë se çfarë shkruhet në tekst. Shumica e nxënësve  në shkollat 9-vjeçare dhe të mesme (dhe për pasojë edhe në shkollat e larta) nuk arrijnë të kuptojnë tekstin, dhe shpesh ngatërrohen edhe kur shkruajnë dhe lexojnë. Sipas UNESCO-s, “analfabetizmi funksional ka rritje në pothuajse të gjitha vendet e botës, në ato të zhvilluara, dhe ato në  zhvillim”. Në atë kategori futen personat që nuk mund të angazhohen në të gjitha aktivitetet , ose vendet e punës ku kërkohet njohuri, shkrim dhe lexim tekstesh, apo reagime sqaruese duke folur. Për pasojë, ata nuk mund të punojnë  mjaftueshëm në rrethe dhe grupime shoqerore, apo institucione të shërbimit publik. Natyrisht këtu nuk përjashtohet edhe media.

Lexo edhe :  Ajo që ka ngelur nga ai grup kufomash politike, Sali Berishën meritojnë kryetar

Na takon shpesh të hasemi në zyra institucionesh vendore dhe qëndrore, me vajza dhe djem të punësuar atje, (pasi kanë marrë një dioplomë) që nuk artikulojnë mirë fjalën, fjalinë, tekstin, aq sa kërkojnë ndihmë nga celulari, kolegët apo qytetari që pret të marrë dokumentin e kërkuar. Shpesh hasemi me gafa, gabime orthografike  apo më keq akoma me ngatërresa fatale datash, emrash, vendesh, nga ata që kanë mbushur zyrat e institucioneve sot. Por le të ndalemi paksa në mediat tona. Shpesh, dhe jo rrallë, dëgjojmë emisione lajmesh, emisione politike, sociale, ekonomike, historike, të ngjarjeve të shkuara dhe të sotme, që lexohen, shqiptohen dhe shkruhen me gabime të pafalshme.Një student i ekonomikut, mësuesisë, juridikut, gjuhë-letërsisë, apo dhe më keq  akoma, i gazetarisë, (i punësuar në media) që prezantohet si “gazetar apo moderator” nuk di të lexojë, nuk di të japë shpjegimin e një date historike, e një fjale apo fjalie. Madje merr guximin të bëjë emisionin e tij, të ketë të ftuar profesorë, analistë, doktorë shkencash, duke mos qenë i zoti të drejtojë, menaxhojë dhe mbyllë me një mesazh kuptimplotë bisedën në studio.

Si mund të punësosh si gazetar apo gazetare, dikë që nuk përmbush as kriterin elementar, siç është leximi pa gabime i tekstit, artikulimi i qartë gjuhësor i tij, apo shkollimi bazë. Në SHBA, në çdo gazetë, revistë, radio apo televizion, nuk mund të punësohesh në rast se nuk di përmendësh data historike, ndërkohë tek ne “gazetarët dhe moderatorët” nuk dinë, kur është shpallur e pavarur Shqipëria, apo kur është data e çlirimit vendit, pa le të tjerat. Eshtë e paimagjinueshme që në 2024, në mediat tona të gjesh analfabetë të tillë funksionalë. Ata edhe në rast se e kanë lexuar në librat e shkollës (pasi libra artistikë nuk lexojnë prej vitesh nxënësit në shkolla) nuk i kanë mësuar kuptimin atij teksti. Sërish këtu fajtori mbetet shkollimi i të rinjve, mungesa e leximit, studimit, përvetësimit të dijes. Dhe ky është fataliteti që po rrit frikshëm analfabetizmin, kryesisht atë funksional tek ne./    S.M

Të fundit

Bujar Qamili rrëfen betejën për jetën: “Ditët në koma, shihja një dritë…”

I ftuar në “S’e Luan Topi” ka qenë këngëtari i mirënjohur Bujar Qamili. Ai ka folur për jetën e...

Keni bërë plane për plazh? Mësoni si do jetë motit për këtë javë

Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike kjo dhe për shkak të depërtimit të masave ajrore...

Çfarë shtrohet në tavolinë për Kurban Bajram? Ide për një tryezë të bollshme

Derisa Fitër Bajrami njihet si “Bajram i ëmbël”, Kurban Bajrami është i njohur ndryshe si “Bajram i kripur”. Si i tillë, ushqimi i kësaj feste...

Nga Arbana te Noizy, cilët ishin VIP-at shqiptarë që ndoqën LIVE ndeshjen Shqipëri-Itali

Shumë personazhe të famshëm udhëtuan drejt Gjermanisë për të ndjekur dhe për të mbështetur Kombëtaren Shqiptare në ndeshjen kundër Italisë në stadiumin e Iduna...

Ja si mposhtet Edi Rama

Nga Edison Ypi Harroje se Edi Ramën mund ta mposhtësh me rrena, ngrefosje qesharake, kërcënime revolucionare. Me të tilla Edi Ramës nuk i shkul dot...

Lajme të tjera

Web TV