test

Si u kthye Ervis Martinaj nga biznesmen në gangster/Gazetari zbardh prapaskenat e bujshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari investigativ Artan Hoxha tregoi jetën e bosit të lojërave të fatit, Ervis Martinajt dhe si hyri në botën e biznesit.

“Dy motrat dhe vetë Ervis Martinaj kanë përfunduar studimet ekonomi-biznes. Martinaj po ashtu është arsimuar edhe për juridik, ka qenë njeri i shkolluar. Kur ka hyrë në biznes, babai i tij ka qenë drejtor banke.

Biznesi ishte ngritur nga nëna dhe babai i tij, merreshin me lojërat e fatit, agjencitë e këmbimit valutor etj. Ndryshe nga të tjerët, Martinaj nuk erdhi nga rruga, nuk provoi urinë, diskriminimin. Vjen nga tjetër fushë, prandaj bëri ato që bëri. Biznesi i lojërave të fatit, biznes joshës dhe vesi kudo në botë, që ndikohen edhe politikani, gjyqtar, polici, etj, qarkullon po ashtu vazhdimisht kesh dhe ti paguan në çdo moment.

Ai hyri në këtë biznes dhe për shkak të lidhjeve politike që kishte, asokohe ishte forca e djathtë në pushtet. Njohja direkte që kishte me familjen Berisha, kjo i dha më shumë akses. Por fuqinë më të madhe, Martinaj e mori pas 2013-ës, kur erdhi në pushtet PS. Sepse e majta nuk e goditi dot edhe pse tentoi.

Pse u bë agresiv Ervis Martinaj, ku mori fuqi dhe u bë i njohur?

Ai kishte biznese të paligjshme në lojërat e fatit, e majta ia bllokoi dhe ai reagoi. Më pas kërcënoi policinë, vrau njerëz dhe më pas bëri marrëveshje. Këtu u fuqizua. U fuqizua aq shumë, saqë kur u mbyllën lojërat e fatit ai kontrollonte mbi 50% të pikave që ishin në territor për lojërat e fatit. Në Shqipëri kishte të deklaruar 16 mijë të punësuar në këtë sistem. Biznesi i lojërave të fatit i dha atij para kesh, atij i shkonte edhe një politikan, zyrtar, kur ishte në hall. Martinaj ishte shumë i zoti, për të kuptuar dobësitë që kishte tjetri, ndaj u ngjit aq lart. Ka pasur një bllok të llogarive të tij, nuk i shpëtoje dot, sapo merrje detyrën si drejtues policie, të vinte dikush dhe të thoshte: “Paga mujore është kaq nëse dëshiron të bashkëpunosh, mos na dil kundër, mos na prish punë”.

Lexo edhe :  Tempratura të larta dhe erë e fortë në bregdet/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

Ai ishte i aftë të kuptonte personat që ishin të dhënë mbas parave, i joshte dhe i kthente në armë të veta kundër shtetit. Problemi i Martinajt ishte, që nga biznesmen u kthye në gangster. Ai është i pari që miksoi biznesin, krimin e organizuar dhe politikën, prandaj u kthye në armik publik, një rrezik jashtëzakonisht i madh”, tha gazetari./   S.M

Të fundit

Shqipëria e nis me humbje aventurën EURO2024, goli i Bajrami hyn në histori të turneut

Shqipëria e nisi me humbje rrugëtimin e saj në Euro 2024, pasi u mposht me rezultatin 2-1 nga kampionia...

De La Fuente: Jam shumë i lumtur, por të qëndrojmë me këmbë në tokë

Shumë i lumtur u shfaq tekniku i kombëtares spanjolle Luis de la Fuente, pas fitores bindëse 3-0 që skuadra e tij arriti me Kroacinë. “Jam...

Scholz: Propozimi i Putinit për paqe nuk është serioz

“Liderët e G7 nuk e diskutuan fare propozimin e presidentit rus, Vladimir Putin, për paqe në Ukrainë, sepse të gjithë e dinin se propozimi...

Italia përmbys ndeshjen, realizon Barella ndaj kuqezinjve

Shqipëria 1-2 Italia Pritjes i erdhi fundi, Shqipëria rikthehet të luajë në Europian pas 8 vitesh mungesë. Kuqezinjtë do të sfidojnë Italinë në Dortmund, në...

Gol kuqezinjtë, Shqipëria ndëshkon Italinë në sekondat e para

Shqipëria 1-0 Italia Pritjes i erdhi fundi, Shqipëria rikthehet të luajë në Europian pas 8 vitesh mungesë. Kuqezinjtë do të sfidojnë Italinë në Dortmund, në...

Lajme të tjera

Web TV