test

Dita nis me mot të kthjellët, temperaturat arrijnë deri në 30 gradë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Orët e paradites vijojnë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe të ngrohtë në të gjithë vendin, por pas mesditës priten kalim i vranësirave si fillim në veri të vendit dhe gradualisht në të gjithë zonën lindore.

Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të vijojë në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të shpeshta, ku më të theksuara vranësirat priten në ekstremet veri-verilindje duke rrezikuar momente me pika shiu. Të njëjtat kushte atmosferike do të na shoqërojnë edhe gjatë natës, ku vranësirat dhe lagështira në ajër do të jenë në nivele të larta.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C vlera minimale deri në 30°C vlera maksimale që pritet përgjatë zonës së ulët.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.
Kosova

Në pjesën e parë të ditës, Republika e Kosovës do të dominohet nga moti i kthjellët dhe i ngrohtë, por pas mesditës dhe në vijim vranësirat do të bëhen të dukshme në pjesën më të madhe të republikës së Kosovës, ku më të theksuara do të paraqiten në zonat perëndimore dhe veriperëndimore duke rrezikuar shira të dobët e lokalë.
Parashikohet që edhe lagështira në ajër të pësojë rritje të ndjeshme. Temperaturat e ajrit të pesojnë rritje të lehtë si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C minimalja e shënuar përkatësisht në qytetin e Mitrovicës deri në 23°C vlera maksimale në Gjakovë. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtesinë 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor.

Lexo edhe :  Meta flet përçart: Kam kapur për fyti SPAK-un

Maqedonia e Veriut

Republika e MV për-gjatë paradites paraqitet në ndikimin e motit të kthjellët dhe të ngrohtë gjatë paradites, por orët e pasdites do të kenë kalime vranësirash nëpër të gjithë MV, ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat perëndimore dhe jugperëndimore të MV, por nuk priten reshje. Parashikohet që kjo situatë atmosferike me kthjellime dhe vranësira të herpashershme të na shoqërojë deri vonë në mbrëmje kur pritet shtim gradual i vranësirave në të gjithë MV si edhe lagështira në ajër do të jetë e lartë. Temperaturat e ajrit të pësonë rritje të lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C minimalja deri në 24°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësinë 28 km/h nga drejtimi Jugperëndimor.

Europa

Gadishulli Skandinav si edhe Europa qendrore do të paraqiten nën ndikimin e vranësirave konvektive si edhe rrebeshe shiu, shoqëruar herë pas here nga mini- stuhi ere. Kjo situatë atmosferike do të vijojë si pasojë e prezencës së një qendre të presionit të ulët atmosferik përkatësisht në Europën veriore me ndikim deri në qendër të kontinentit ndërsa moti i kthjellët dhe vranësirat e pakta do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të kontinentit, ku diell dhe temperatura të larta priten në pellgun e Mesdheut, gadishullin Iberik si edhe brigjet e Greqisë./   S.M

Të fundit

Basha në gjurmët e gjyshërve të tij: Ëndrra që kishim ishte çlirimi i Kosovës

Në Podcastin e rradhës me Ermalin dhe Marsidin, Lulzim Basha, ishte te shtëpia e Jasharëve në Prekaz, me rastin...

Blerja e apartamenteve në Tiranë, “molla e ndaluar” për të rinjtë

Të blesh një apartament të përballueshëm financiarisht është bërë një mision i pamundur. Tirana prej vitesh po përballet me rritje të vrullshme investimesh, një...

Fëmija që u bë nënë 2 herë/Djali tregon historinë:Mami na solli në jetë kur ishte 15 vjeç

Aureli është vetëm 20 vjeç, por ka parë e përjetuar gjëra përtej moshës së re. Ai vjen nga Gjermania në “Ka Një Mesazh Për...

Si përfitohen?/ Skema e qeverisë për pensionistët kryefamiljarë

Përfituesit e pensioneve, përveç masës së caktuar nga sigurimet shoqërore, çdo muaj përfitojnë të ardhura shtesë që vijnë në disa forma, si kompensime apo...

Pronari i restorantit në Dortmund: Shqiptarët kanë pirë shumë birra, humba bastin

Armando, pronari i njërit prej restoranteve në Dortmund, aty ku qëndruan shqiptarët para ndeshjes me Italinë, deklaroi se kishte hedhur bast se Shqipëria do...

Lajme të tjera

Web TV