test

“Dumani nuk ka besim te Policia e Shtetit”/ Korreshi: Do ketë arrestime në radhët e bluve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti demokrat Saimir Korreshi i ftuar në një emision televiziv foli dhe rreth raportit që prezantoi kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani për 5 orë në komisionin e ligjeve.

Sipas Korreshit, në korridoret e politikës flitet se do të ketë një operacion tjetër “Metamorfoze”, ku pritet të arrestohen drejtues të lartë të policisë.

Ai shtoi se është skandaloze ajo që tha Dumani në komision që do të kërkojë ngritjen e një Task Force për arrestime, çka nënkupton se ai nuk ka besim te Policia e Shtetit.

“Perceptimi im është që SPAK dhe Dumani bëri një klasifikim të ngjarjeve pa hyrë në detaje. Ai nuk mbajti qëndrim. Ka qëndrime të ndryshme për Berishën dhe Ahmetajn, për mënyrën e procedimit. Ai ka thënë se nuk mban përgjegjësi për veprimet e prokurorëve. Duhet të mbajë më tepër përgjegjësi Prokuroria e Posaçme për unifikimin e praktikave. Kishte kërkesa të shumta, ai tha se po punon për të gjitha çështjet. Në korridoret e politikës thotë që do të ketë metamorfoza tjetër dhe arrestime drejtuesish të lartë të policisë. Shefat e policisë kanë lënë kriminelët të lirë në qytetet tona. E rëndë është se ai tha se SPAK kërkon një strukturë për një TASK Forcë që të arrestojë sepse nuk ka besim më te policia e shtetit”, tha deputeti demokrat./E.T

Të fundit

Lajm i keq për Shqipërinë, dëmtohet titullari i sulmit

Jasir Asani rrezikon të mungojë për ndeshjen e radhës të Shqipërisë ndaj Kroacisë, në Europian. Sulmuesi i djathtë ka pësuar...

Shqiptarët në Dortmund

Nga Ilir Yzeiri Manifestime të tilla të mëdha, siç janë Kampionati Europian apo ai botëror, disa herë, bëhen shfaqje gjigande ku parakalojnë më së shumti...

Shqiptarët duhet të braktisin natyrën hakmarrëse!

Nga Spartak Ngjela Por, a mund ta kapërcejmë këtë në një proces vetjak për të kaluar nga depresioni që të shkakton ideja e hakmarrjes, tek...

Premtimi i Berishës/ “Do dyfishoj rrogat dhe pensionet sapo të vij në pushtet”

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një premtim për qytetarët gjatë fjalës së tij në protestën e përnatshme, në rrugën “Mustafa Matohiti”. Berisha tha se do...

Antibiotikët nuk po funksionojnë, Organizata Botërore e Shëndetësisë jep alarmin

Organizata botërore e shëndetësisë jep alarmin edhe një herë për rezistencën ndaj antibiotikëve. 32 lloje antibiotiku janë aktualisht në fazë zhvillimi në të gjithë botën...

Lajme të tjera

Web TV