test

Kumbaro: Në 4 muajt e parë të 2024, 40 përqind më shumë turistë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro thotë se zhvillimi i infrastrukturës rrugore, po krijon destinacione të reja, që më parë nuk ishin të njohura apo të eksploruara nga turistët, si vendas, edhe ata të huaj.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, njëherësh zv.kryeministren Belinda Balluku dhe ministrin e Brendshëm, Taulant Balla, Kumbaro u shpreh se ka ardhur koha që turizmi të quhet një industri, për shkak të zhvillimit që po kalon.

Kumbaro shtoi se në katër muajt e parë të vitit 2024, ka pasur 40% më shumë turistë në vend, krahasuar me një vit më parë.

“Gjithmonë e më shumë, për të përballuar me sukses industrinë e turizmit ka ardhur koha ta quajmë industri, është prioritet absolut i të gjithë Shqipërisë. Duam të kemi sukses në vitin më të vështirë që ndoshta do të përballojmë. Lajmi për hapjen e rrugës Thumanë-Kashar ka ngjallë entuzizëm më shumë për motrat dhe vëllezërit në Kosovë, gjithmonë e më shumë po zbresin edhe si blerës të pronave të patundshme. Gjithë turoperatorët njoftojnë që kanë të mbyllura kontratet 45% më shumë krahasuar me një vit më parë. Katër muajt e parë, Janar-Prill u mbyll 40% me më shumë vizitorë se viti i kaluar. Do përballemi me 14 ose 15 mlion turistë. Sfida jonë do të jetë si do të ruajmë standardin e sigurisë.

Rruga Palasë-Dhërmi krijoi një fluks të ri, rrugët e reja të Dukatit janë gëzim për turistët dhe përgjegjësi për ne. Rrugët krijojnë destinacione të reja. Kardhiqi tani, atje banorët kanë filluar të hapin destinacione të reja. Nga pikëpamja e sigurisë, unë njoftoj se si po krijohen me rrugët, iniciativa, destinacione të reja. Sot kjo po ndodh. E them këtë, por më besoni. Të gjitha këto na e bëjnë më shumë përgjegjësinë në të gjitha nivelet. Dua ta theksoj që bashkëpunimin ta kemi jo vetëm në hapësirat detare, por në të gjitha hapësirat ujore. E gjithë paketa e sigurisë, duhet të ecin të gjitha si një paketë të përbashkët.

Lexo edhe :  “Jam i pafajshëm”/ Fredi Beleri flet nga gjykata: U arrestova në emër të kryeministrit

34 qendra shëndetësore janë hapur gjatë sezonit turistik, më shumë se asnjëherë tjetër. Një pjesë e mirë e turistëve, vazhdojnë me këmbë nëpër shtigjet malore. Ministria ka certifikuar mbi 60 udhërrëfyes vendor, të gjithë operatorët t’i nxisin dhe t’i bëjnë me dije turistëve që të lëvizin me udhërrëfyes vendor, për të parandaluar edhe raste fataliteti. Informacioni duhet të jetë puna jonë e përditshme”, theksoi ajo./kb

Të fundit

Lajm i keq për Shqipërinë, dëmtohet titullari i sulmit

Jasir Asani rrezikon të mungojë për ndeshjen e radhës të Shqipërisë ndaj Kroacisë, në Europian. Sulmuesi i djathtë ka pësuar...

Shqiptarët në Dortmund

Nga Ilir Yzeiri Manifestime të tilla të mëdha, siç janë Kampionati Europian apo ai botëror, disa herë, bëhen shfaqje gjigande ku parakalojnë më së shumti...

Shqiptarët duhet të braktisin natyrën hakmarrëse!

Nga Spartak Ngjela Por, a mund ta kapërcejmë këtë në një proces vetjak për të kaluar nga depresioni që të shkakton ideja e hakmarrjes, tek...

Premtimi i Berishës/ “Do dyfishoj rrogat dhe pensionet sapo të vij në pushtet”

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një premtim për qytetarët gjatë fjalës së tij në protestën e përnatshme, në rrugën “Mustafa Matohiti”. Berisha tha se do...

Antibiotikët nuk po funksionojnë, Organizata Botërore e Shëndetësisë jep alarmin

Organizata botërore e shëndetësisë jep alarmin edhe një herë për rezistencën ndaj antibiotikëve. 32 lloje antibiotiku janë aktualisht në fazë zhvillimi në të gjithë botën...

Lajme të tjera

Web TV