test

Ky ritual i gjumit do t’ju ndihmojë të humbni peshë, sipas studimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një studim i ri tregon që ju nuk mund të hiqni dorë nga zakonet e këqija të gjumit, sidomos me kalimin e moshës. Ju ndoshta keni dëgjuar gjatë gjithë jetës se sa i rëndësishëm është një gjumë i mirë gjatë natës dhe shkenca e mbështet këtë.

Të bësh shtatë deri në nëntë orë gjumë çdo natë e përgatit trupin për një mori përfitimesh pozitive. Në fakt, studiuesit thonë se gjumi vetëm me një orë shtesë çdo ditë mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe diabetit, forcon imunitetin dhe lehtëson gjendjen e depresionit.

Por, së bashku me kohën që kaloni në shtrat, zakonet e tjera të gjumit si koha kur bini për të fjetur dhe ajo se kur zgjoheni mund të kenë efekte të rëndësishme në shëndetin madje edhe në peshën tuaj.

Një studim i botuar në fillim të këtij viti në
“Journal of Activity, Sedentary, and Sleep Behaviors” shikoi se si ndryshueshmëria e kohës së gjumit dhe zgjimit, së bashku me kohën totale të gjumit, ndikojnë në treguesit e shëndetit dhe peshën trupore. Ai gjithashtu vlerësoi nëse stërvitja dhe një mënyrë jetese aktive mund të ndihmojnë në përmirësimin e matjeve negative të shëndetit që lidhen me gjumin e dobët.

Studimi përfshiu 3698 njerëz, të gjithë të moshës 46 vjeçare që mbanin monitorë aktiviteti për të gjurmuar zakonet e zgjimit dhe gjumit të tyre për dy javë.

Më pas, ata u vlerësuan për presionin mesatar të gjakut, indeksin e masës trupore (BMI), nivelin e yndyrës, nivelet e glukozës, insulinës dhe kolesterolin për të parë se si gjumi ndikoi në këto metrika. Ajo që studiuesit zbuluan ishte se zakonet e parregullta të gjumit rezultuan në disa tregues të dobët shëndetësor, veçanërisht për njerëzit që nuk lëviznin shumë gjatë gjithë ditës.

Lexo edhe :  Tani që nuk po martohen më, të rinjtë po blejnë shtëpi me një shok/shoqe

Nëse një nga prioritetet tuaja është humbja e peshës ose ruajtja e peshës që keni, duket se nuk mund të hiqni dorë nga zakonet e këqija të gjumit, veçanërisht kur moshoheni.

Sipas studimit, njerëzit që ndryshonin ndjeshëm orarin e tyre të gjumit kishin perimetër më të lartë të belit dhe mase trupore më të madhe.

Nëse dëshironi të mbani një peshë të shëndetshme me kalimin e moshës, sigurohuni që t’i jepni përparësi gjumit./E.Ç

Të fundit

“Vura bast me djalin”/ Shqiptari që ndërpreu ndeshjen me Italinë zbulon pse hyri në fushë

Ndeshja Itali-Shqipëri u ndërpre për disa minuta mbrëmjen e kaluar pasi një tifoz shqiptar hyri në fushë. Mediat kanë zbuluar...

VOA/ Kurban Bajrami, ja si u festua në Shqipëri

Mijëra besimtarë myslimanë po festojnë sot në Shqipëri Kurban Bajramin, një nga ditët më të rëndësishme të besimit të tyre. Ata u mblodhën herët në...

Nevoja për një qasje të re ligjore për industrinë e detit dhe plazhet shkëmbore

Nga Mero Baze Ksamili, është një nga destinacionet më të njohura në botë për Shqipërinë. Reklama falas e shtypit ndërkombëtar dhe disa pamje mahnitëse të...

Temperaturat e larta përvëlojnë Europën jugore, dy viktima

Temperaturat e larta përvëlojnë Europën, ndërkohë janë regjistruar edhe viktimat e para si pasojë e motit të nxehtë. Dy viktimat janë regjistruar në Qipro...

Humb jetën pushuesja në Velipojë, policia jep detajet e para

Rreth orës 18:40, shtetasja D. M., 69 vjeçe, banuese në Velipojë, së bashku me familjen e saj ka qënë duke u larë në det...

Lajme të tjera

Web TV