test

“Sfidon” Berisha/Ish-kryeministri thyen arrestin shtëpiak, aktori i shkon në banesë dhe..

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha ka thyer sërish arrestin shtëpiak.

Kësaj radhe ai ka pritur në shtëpi dhe është takuar me Çun Lajçin.

Kjo është e disata herë që Berisha pret në shtëpi persona që nuk janë familjarë, duke kundërshtuar urdhrin e Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion.

Më parë Berisha u takua me gazetarin e Rait dhe ish-eurodeputetin gjerman të CDU-së, Elmar Brok.

Aktori është një prej personazheve që mbështet pubkisht ish-kryeministrin dhe kundërshton lënien e tij në masën arrest shtëpie, ndërsa ka marrë pjesë edhe në tubimet poshtë ballkonit të shtëpisë së Berishës.

Postimi i Çun Lajçit në Facebook:

Mos u dorëzo Sali Tropoja, sa do që kohnat janë dallashitë!

Tri t’bamet e mira t’Sali Berishës, (heqi ato që bani për shtetin e eglave), që me shtynë të marr rrugë drejt “dritares” nga e cila e sheh nji pjesëz qielli e ca çati Tirane, për ta lëshuar zanin tim jehonë, për lirinë e njeriut që e sakrifikoi nji jetë, për mirëqenjen e të tjerëve dhe të atdheut t’hequr n’vargojt e diktaturës.

* Por unë i preva tirqit për b*thën time e ju mos i provoni se iu gërvishtin!

E para:

– Dekreti për shtetësinë shqiptare me 1995!

– Telefonata në repartin e Pulmologjisë, kur po vdisja nga Covidi, e Sali Berisha po m’ofronte transfer n’Stamboll me shpenzimet e veta,

– Osman Rrustemi, xhaxhai im, ballisti, i përndjekuri i UDB-së, të cilit Dr. Berisha ia besoi Gitën t’ia rriste si fëmiun e vet, ishin pengu që po mbaja n’zemër dhe po prisja rastin që t’ia ktheja, njeriut i cili u ba breva e diktaturës dhe lulja e demokracisë!

Këto me rrokullisën Fanit tëposhtë, (jo paraja, se akoma s’jam n’shitje), për ti mbështetë shkallët të ajo “dritare lirie” e për ta ngritur zanin për lirimin e njeriut që e solli Bushin n’Tiranë, për ta shpallur nga aty Kosovën shtet të pamvarur! (Kjo iu kujtohet besoj)!

Lexo edhe :  Sezoni veror/ Nga nesër akset rrugore ku ndalohet qarkullimi i kamionëve

– Edhe artisti e pret momentin që fjala e tij artistike të ngjizet me kohën dhe t’bahet dhamb kohe, ndaj shkova, jo t’fyej njenin e t’përkrah tjetrin, (se nuk me takon t’fus hundet n’politikën që s’e njoh, se artisti s’jeton pa popullin), por ta mbështes mocanikun tim, që rrin i ngujuar, jo për t’zezat e tija, (se për t’zeza do të duhej t’burgoseshin ata që mbajnë kumonën varur n’fyt), por nga inati, trishtimi nga fjala e vërtetë, nga drojtja e shplimit të t’bamave të këqia që do ti fundoste e do ti largonte përjetë nga politika!

Sali Berisha, përkundër urdhërave, e hapi derën e thirri; – s’mund ta lë rugovasin me shallin qefin, n’rrugë! Dua ta marrë ngryk e t’pi kafe të oxhaku se m’vret zakoni i maleve!

Po!

U futa n’konakun e tij e n’zemrën qindvjetshe!

Mos u dorëzo Sali Tropoja, sa do që kohnat janë dallashitë, i thash kur ika!

Po

Unë i preva tirqit për b*thën time dhe e di se shumë kujt s’do tu bien taman!

Tani që pengun e hoqa nga zemra, sikur u shlirova!

Tiranë, 21 maj 2024.  /   S.M

Të fundit

“Po vritemi për një vijë uji”, kunatat sherr në emision për kanalin/ Debatet

Një konflikt kunatash zhvillohet në “Shihemi në Gjyq”. Mersinia dhe Saimja kanë ardhur për një kanal uji. Siç u...

Dhimbjet e kokës/ Cilat janë arsyet shëndetësore që i shkaktojnë

Dhimbjet e kokës janë shumë dimensionale dhe tepër të komplikuara. Secila prej dhimbjeve ka një burim të ndryshëm dhe simptoma unike. Rrjedhimisht trajtimi i tyre është...

Lajm i keq për Shqipërinë, dëmtohet titullari i sulmit

Jasir Asani rrezikon të mungojë për ndeshjen e radhës të Shqipërisë ndaj Kroacisë, në Europian. Sulmuesi i djathtë ka pësuar një dëmtim në këmbën e...

Shqiptarët në Dortmund

Nga Ilir Yzeiri Manifestime të tilla të mëdha, siç janë Kampionati Europian apo ai botëror, disa herë, bëhen shfaqje gjigande ku parakalojnë më së shumti...

Shqiptarët duhet të braktisin natyrën hakmarrëse!

Nga Spartak Ngjela Por, a mund ta kapërcejmë këtë në një proces vetjak për të kaluar nga depresioni që të shkakton ideja e hakmarrjes, tek...

Lajme të tjera

Web TV