test

Shembet ndërtesa në Palma de Mallorca, 4 persona humbin jetën dhe 16 plagosen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të paktën 4 persona kanë humbur jetën dhe 16 të tjerë u plagosën, pasi një ndërtesë u shemb në një plazh në Palma De Mallorca.

Sipas raportimeve të mediave të huaja, ndërtesa Medusa Beach Club, ishte një ndërtesë dykatëshe.

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, deklaroi se situata po monitorohet nga afër dhe se qeveria e tij do të ishte e gatshme të vendoste të gjitha mjetet dhe personelin që janë të nevojshëm.

Nuk është bërë e ditur nëse të vdekurit apo të plagosurit janë punonjës restoranti apo pushues, ndërsa kryebashkiaku i Palma de Mallorca  ka shpallur 3 ditë zie.

Palma de Mallorca është një nga ishujt më të njohur të Spanjës, të cilin më shumë se 14 milionë turistë e vizituan vitin e kaluar, sipas shifrave zyrtare./e.t

Të fundit

“Më shumë trishtim dhe dhimbje fizike”/ Studimi: Shqiptarët më të stresuarit në rajon

Shqiptarët, janë ata që përjetojnë më shumë trishtim, stres e dhimbje fizike se gjithë vendet e tjera të Ballkanit, sa i përket pesë përvojave...

Reshje shiu dhe kthjellime/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira. Në orët e...

Horoskopi për ditën e sotme, 26 qershor 2024

Dashi Nervozizmi mund t’ju dobësojë vendosmërinë dhe aftësinë për të menduar drejt. Çdo shqetësim financiar i vazhdueshëm ka gjasa të zgjidhet, nëpërmjet ndihmës së dhënë...

VOA: Vendimi i Apelit për Belerin hap rrugën për zgjedhje të reja në Himarë

Në Shqipëri, Gjykata e Posaçme e Apelit konfirmoi dënimin me dy vite burgim për Fredi Belerin, kryetarin e zgjedhur të Himarës, i akuzuar për...

Lajme të tjera

Web TV