test

Shumë shpejt edhe linjat ajrore me Inteligjencë Artificiale, ja çfarë po ndodh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përdorimi i Al në qendrën e re të kontrollit të linjës easyJet i ka lejuar ekipet të menaxhojnë më mirë fluturimet, ka njoftuar linja ajrore.

Bëhet e ditur se personeli në qendrën e kontrollit të integruar pranë aeroportit Luton, Bedfordshire, ka qasje në Jetstream, mjet ky gjenerues me Al.

Ai thuhet se i ndihmon të zgjidhin më shpejt shqetësimet që i kanë në lidhje me pilotët dhe ekuipazhet në terren.

Në qendër punojnë më shumë se 250 persona dhe menaxhojnë programin ditor të easyJet me rreth 2,000 fluturime, shkruan BBC

Përgjegjësitë e tyre përfshijnë planifikimin e rrugëve, shpërndarjen e pilotëve dhe ekuipazhit, mirëmbajtjen e aeroplanëve dhe komunikimin me pasagjerë.

Shefi i easyJet, Johan Lundgren, tha se tani stafi mund të përfitojë nga një qendër “moderne” për të punuar.

“Në easyJet, ne pamë që herët potencialin për të përmirësuar përvojën e klientit dhe efikasitetin operacional, të cilat mund të na ndihmojnë të ofrojmë një përvojë më të mirë fluturimi për klientët, ekuipazhin dhe pilotët tanë”, tha Lundgren./   S.M

Të fundit

Dhimbjet e kokës/ Cilat janë arsyet shëndetësore që i shkaktojnë

Dhimbjet e kokës janë shumë dimensionale dhe tepër të komplikuara. Secila prej dhimbjeve ka një burim të ndryshëm dhe simptoma...

Lajm i keq për Shqipërinë, dëmtohet titullari i sulmit

Jasir Asani rrezikon të mungojë për ndeshjen e radhës të Shqipërisë ndaj Kroacisë, në Europian. Sulmuesi i djathtë ka pësuar një dëmtim në këmbën e...

Shqiptarët në Dortmund

Nga Ilir Yzeiri Manifestime të tilla të mëdha, siç janë Kampionati Europian apo ai botëror, disa herë, bëhen shfaqje gjigande ku parakalojnë më së shumti...

Shqiptarët duhet të braktisin natyrën hakmarrëse!

Nga Spartak Ngjela Por, a mund ta kapërcejmë këtë në një proces vetjak për të kaluar nga depresioni që të shkakton ideja e hakmarrjes, tek...

Premtimi i Berishës/ “Do dyfishoj rrogat dhe pensionet sapo të vij në pushtet”

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një premtim për qytetarët gjatë fjalës së tij në protestën e përnatshme, në rrugën “Mustafa Matohiti”. Berisha tha se do...

Lajme të tjera

Web TV