test

Vendi në vështirësi për mësues/ Në Veri nuk ka kush të japë matematikë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Burimet njerëzore janë kthyer në një problem të madh për zhvillimin e qëndrueshëm, por tashmë po vuan edhe sektori publik që në të kaluarën kishte konkurencë të fortë për vendet e punës.

Të dhënat e kësaj jave nga Portali Mësues për Shqipërinë tregojnë se në të gjithë vendin ka 222 vende të paplotësuara për mësues matematike dhe mësues të gjuhës dhe letersisë. Mungesa ka thuajse në të gjithë bashkitë e vendit, po në ato të veriut situata është emergjente.

Problematika më e madhe është në Bashkitë e Kukësit dhe Dibrës, ku janë edhe mungesat më të mëdha, të cilat nuk po plotësohen, sidomos mësues matematike.

Në Kukës aktualisht ka 29 vende bosh për mësues matematike dhe në Dibër 23 të tillë. E treta vjen bashkia e Tiranës ku mungojnë 11 mësues matematike në arsimin parauniversitar. Këto vende ishin të lira se paku që në fillim të muajit mars, kur Monitor bëri verifikimin e fundit.

Në profilin e gjuhës dhe letersisë shqipe mungojnë 64 mësues, ku me mungesat më të mëdha është bashkia e Durrësit me 9 vende vakante, Kukësi me 7 dhe Puka me 6.

Gjuha dhe matematika janë lëndët bazë në arsimin parauniveristar, por siç shihet mangësitë më të mëdha janë për mësues matematike. Mungesat më të mëdha rajonale i ka Veriu. Gjimnanzet e njësive administrative në Kukës dhe Dibër ushtrojnë aktivitet mësimor në një pjesë të konsiderushme pa mësues matametike të profilit.

Emigracioni i jashtëm dhe lëvizjet e brendshme i kanë krijuar këto mungesa. Të rinjtë nga qarqet që përfundojnë shkollën për mësuesi nuk preferojnë të rikthehen në vendlindje. Nga ana tjetër profesioni i mësuesit nuk është i mirëpaguar që të tërheqë punonjës nga rajonet që kanë tepricë në mësues matematike.

Lexo edhe :  Privati nuk po ndjek shtetin, jep paga 20% më të ulëta

Por situata për mësues matematike duket se është problematike në të gjithë vendin, pasi edhe Bashkinë e Tiranës tashmë janë 11 vende vakante, të cilët nuk po mund të plotësohen prej muajsh.

Mësuesit e matematikës që kishin mbaruar studimet në vitet 1990 kishin cilësi të lartë, pasi në kohën e komunizmit gjimnazistët me arritjet më të larta studionin në shkencat e natyrës, teksa pas viteve 2000 ka ndodhur e kundërta. Nxënësit e gjimazit  me mesatare të dobët vazhduan studimet për vendet e mbetura bosh në degën e matematikës.

Gjithashtu kjo degë rrezikon të mbyllet plotësisht pasi vitin e kaluar numri i nxënëseve që ndoqen studimet ishte i ulët. Në vitin e akademik 2023-2024 degët që lidhen më mësuesinë, si Fizika, Historia, Gjuhë -letërsia, arkeologjia, Biologjia, Filozofia kishin mbi 70-80 për qind të kuotave të lira në raundin e parë, teksa dega e matematikë në fakultetin e shkencave është në rrezik mbyllje nga mungesa e studentëve.

Në këto kushte një gjimnazist me mesatare 5 që studion për matematikë nuk garanton cilësi në mësimdhënie në të ardhmen. Aktualisht lënda e matematikës në shumicën e shkollave jepet nga brezi që ka mbaruar para viteve 1990. Me daljen e këtij brezi në pension lënda e matematikës rrezikon të mbetet pa mësues ose në rastin më të mirë do të jepet nga maturantët që kishin rezultatet me të dobëta./Monitor/    S.M

Të fundit

Jo vetëm futboll, shqiptarët mesazh politikës nga stadiumi: Diaspora do votojë në 2025!

Ndeshja e mbrëmshme Shqipëri-Itali në stadiumin e Dortmund-it nuk foli vetëm për futboll. Në stadiumin e tej mbushur me...

Turistët mbushin Sarandën, çmimet më të lira i orientojnë drejt plazheve publike

Plazhet me ujëra të pastra të Sarandës mbeten një nga arsyet kryesore se përse pushuesit zgjedhin qytetin bregdetar. Këtë fillim sezoni turistët duken më të...

“The Sun”: Shqiptarët e kthyen në kuqezi murin e famshëm verdhezi të ”Borussia”

Tifozët shqiptarë, që ndoqën skuadrën e tyre, të udhëhequr nga ish-lojtari i “Arsenal” dhe “Manchester City”, Sylvinho dhe ndihmësi i tij Pablo Zabaleta, e...

Prej dy muajsh euro në kufijtë e 100 lekëve/ Priten tre ndërhyrje nga Banka e Shqipërisë

Për gati dy muaj e gjysëm monedha europiane është stabilizuar duke u pozicionuar në kufijtë e 100 lekëve ndërsa ka pësuar luhatje minimale. Sipas...

Temperatura deri në 43 gradë javën që vjen, qytetet që do “goditen” nga i nxehti afrikan

Javën që vjen vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike kjo për shkak të depërtimit të masave ajrore të thata dhe...

Lajme të tjera

Web TV