test

Çfarë ndodhi? Paditet ish-presidenti i njohur, dyshohet se…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokurorët në Kolumbi ngritën sot formalisht akuzat ndaj ish-presidentit te djathtë Alvaro Uribe për rryshfet ndaj dëshmitarëve dhe mashtrim financiar, në gjyqin e parë kriminal trial ndaj një ish-presidenti në vend.

Uribe akuzohet tashmë se “ka ofruar para dhe avantazhe të tjera ndaj disa dëshmitarëve, që ata të mos tregonin të vërtetën për lidhjet e tij me grupet paramilitare”, sipas prokurorit Gilberto Villarreal.

71 vjeçari Uribe ka qenë president nga viti 2002 deri në 2010 dhe konsiderohet nga politikanët e djathtë më me influencë në Kolumbi.

Ai insiston se është i pafajshëm dhe kërkon ndalimin e çështjes.

“Nuk kam kontaktuar kurrë me dëshmitarët, unë dua të mbroj reputacionin tim”, tha Uribe në seancën virtuale me lidhje direkte.

Gjykatësja Sandra Heredia refuzoi kërkesën e tij dhe kërkoi vijimin e argumenteve. Nëse shpallet fajtor ish-presidenti mund të dënohet deri me 12 vjet burg.

Çështja daton prej viti 2012, kur Uribe ishte një senator dhe paditi senatorin e majtë Ivan Cepeda, për shpifje ndaj tij dhe lidhjeve me grupet paramilitare.

Uribe, mbetet zëri kryesor i të djathtës në Kolumbi dhe njihet për luftën ndaj grupeve të majta guerrile FARC, si dhe kundërshton akordin e paqes së vitit 2016 duke kërkuar çarmatosjen e tyre./kb

Të fundit

Lehtësim nga taksat, qeveria gjermane merr një paketë të re masash për fermerët!

Më pak burokraci, lehtësim nga taksat: grupet parlamentare të partive në qeveri ranë dakord për një paketë masash për...

E trishtë, ndahet nga jeta këngëtari i njohur

Shifty Shellshock, këngëtari i grupit Crazy Town, është ndarë nga jeta në moshën 49-vjeçare. Seth Binzer (emri i vërtetë i këngëtarit) ka pasur probleme të...

E drejta e informimit/ Rama: Kemi transformuar bazën ligjore

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i pranishëm në Konferencën e Gjashtë Kombëtare për të “Drejtën e Informimit” u shpreh se vendi ka bërë progres...

Kush është personi më i pasur i Vlorës, “PRONAR” i mbi 300 ha tokë por punon si varrmihës

Dy faqe letër në formën e një vendimi të Gjykatës së Vlorës, të firmosur nga Thoma Nika, më 29 dhjetor të vitit 2000, shpallën pronar të...

Spektakël flamingosh/ Rama ndan në rrjetet sociale pamjet nga Rrushkulli (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot me ndjekësit në rrjetet sociale, pamje nga Rrushkulli, ku shihen qindra flamingo. Në video duket spektakli që dhurohet nga...

Lajme të tjera

Web TV