test

F1/ Leclerc merr Pole Position në Çmimin e Madh të Monakos, Verstappen niset i gjashti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Charles Leclerc shkëlqen në shtëpi. Piloti i Ferrarit ka vendosur kohën më të mirë në provat zyrtare të Çmimit të Madh të Montecarlos, duke siguruar “pole position”-in për garën, që do të mbahet të dielën.

Leclerc vendosi kohën një minutë 10 sekonda dhe 256 të mijtat, më shpejt se kushdo, teksa fill pas tij vendosi kohën e dytë më të shpejtë Oscar Piastri, i cili do të niset i dyti në garën e Monacos.

“Pole Position”-i i 24-t në karrierë për Leclerc dhe i treti në Monaco, me pistën e shtëpisë, që mbetet e preferuara për pilotin e Ferrarit, i cili të dielën do të provojë të fitojë edhe garën.

Edhe në radhën e dytë do të ketë një makinë Ferrari e një McLaren, pasi Carlos Sainz do të niset i treti dhe George Russel i katërti. Vetëm vendi i gjashtë për Maxverstappen, që u pa dukshëm më i ngadaltë se Ferrari i Leclerc në provat e Monacos, megjithatë gara mund të sjellë surpriza.

Nisja e plotë e pilotëve:

Të fundit

Kurti dhe Vuçiç takohen sot në Bruksel

Në Bruksel sot zhvillohet takimi në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Kurti tha...

Të dhënat e raportit: Shqiptarët janë më të stresuarit në rajon!

Shqiptarët, janë ata që përjetojnë më shumë trishtim, stres e dhimbje fizike se gjithë vendet e tjera të Ballkanit, sa i përket pesë përvojave...

Lehtësim nga taksat, qeveria gjermane merr një paketë të re masash për fermerët!

Më pak burokraci, lehtësim nga taksat: grupet parlamentare të partive në qeveri ranë dakord për një paketë masash për bujqësinë. Një pjesë e saj...

E trishtë, ndahet nga jeta këngëtari i njohur

Shifty Shellshock, këngëtari i grupit Crazy Town, është ndarë nga jeta në moshën 49-vjeçare. Seth Binzer (emri i vërtetë i këngëtarit) ka pasur probleme të...

E drejta e informimit/ Rama: Kemi transformuar bazën ligjore

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i pranishëm në Konferencën e Gjashtë Kombëtare për të “Drejtën e Informimit” u shpreh se vendi ka bërë progres...

Lajme të tjera

Web TV