Një rrugë në Tiranë merr emrin e Dritan Mezinit, Veliaj: Do vazhdojë të na frymëzojë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një rrugë në Tiranë, në hyrjen veriore të Liqenit Artificial, do të mbajë emrin e sipërmarrësit Dritan Mezini, i cili u nda nga jeta pak kohe me pare. Gjatë fjalës së tij, Veliaj tha se Mezini i përkiste një skuadre ku njerëzit flisnin mirë për njëri-tjetrin.

“Më vjen mirë që kjo rrugë është në botën e Tanit, në atë botë që krijoi skuadër, që njerëzit flisnin mirë për njëri-tjetrin, që thoshin jam krenar për ty, bravo të qoftë. Unë besoj se kjo është patjetër një ditë kujtimi, por nuk është një ditë për të qarë, është një ditë për të festuar jetën e Tanit. Sot do të kem gjithmonë kënaqësi, sa herë që të shëtis me tim bir në kete rruge të kem një përgjigje shumë të mirë kush është xhaxhi Tani, që e donte shumë Tiranën, që i dha pafund dashuri”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku u ndal edhe te projektet që Mezini la pas vetes, duke theksuar se ai do t’i frymëzojë të gjithë. Veliaj tha se fëmijët e Mezinit do të rriten me mungesën e figurës atërore, por do të mësohen të jenë të fortë për të marrë vetë vendimet e tyre.

“Nuk e di sa do vazhdojë “Dua punë”, nuk e di sa do vazhdojnë shoqatat, nuk e di sa do vazhdojnë shumë prej projekteve, por e di që dashuria e Tanit do vazhdojë, do jetë një dozë që do na frymëzojë të gjithëve. Shpresoj që përveç një dite ku festojmë jetën e Tanit, të jetë një ditë reflektimi për secilin prej nesh. A po jetojmë jetë të denja, që një ditë kur të mos jemi më, të kujtohemi siç kujtohet Tani, me kaq shumë dashuri? Unë jam rritur vet pa babin dhe di të them që keqardhja është për atë që ikën, por edhe për ju, pavarësisht se jeta do jetë më sfiduese, do bëheni më të mirë se ca të tjerë që do ua bëjë babai gati. Do bëheni më të fortë se ca të tjerë që forcohen shumë më vonë në jetë. Do bëheni më të mençur për të marrë vendime të shpejta, të drejta kur disa të tjerë duhet të pyesin babin për të marrë vendime”, u shpreh ai.

Lexo edhe :  Vota e diasporës, ja sa shqiptarë janë regjistruar deri më tani

Dritan Mezini, sipërmarrës në fushën e teknologjisë së informacionit, ndërroi jetë më mënyrë të beftë, pas një ataku kardiak në moshën 52-vjeçare, në janar të këtij viti. Këshilli Bashkiak i Tiranës vendosi në mënyrë unanime të përjetësojë emrin e tij në një rrugë që ai e bënte çdo ditë, teksa dilte për vrap te kodrat e Liqenit Artificial./kb

Të fundit

Arrestimi i Veliajt, Lapaj, Shabani dhe Qori njoftojnë protestë para Kryeministrisë

‘Shqipëria Bëhet’ e drejtuar nga Adriatik Lapaj dhe ‘Lëvizja Bashkë’ e drejtuar nga Arlind Qori, kanë lajmëruar protestë pas...

Sondazhi për Qarkun Fier nga Eduard Zaloshnja: PS 10 mandate, PD 5, të tjerat 1

Staticieni Eduard Zaloshnja kreu një sondazh  për të zbuluar sesi mund të ndahen mandatet parlamentare në Qarkun Fier, në qoftë se votohet sot. Sondazhi (ekskluzivisht për JAVANEWS) u realizua...

“SPAK po shpëton Shqipërinë”/ Ngjela: Arrestimi i Veliajt është në favor të mazhorancës

Avokati Spartak Ngjela foli në një studio televizive lidhur me arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj mesditën e sotme me urdhër të SPAK....

Donald Trump sinjalizon mbështetjen e tij për kriptomonedhat

Presidenti Donald Trump thotë se dëshiron t’i bëjë Shtetet e Bashkuara kryeqytetin botëror të kriptomonedhave. Siç njofton korrespodentja Michelle Quinn, zoti Trump po e zbaton...

PS humbi sot fytyrën e vet/ Minxhozi: Arrestimi i Veliajt, lajmi më i keq për mazhorancën

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u arrestua të hënën me urdhër të Prokurorisë së Posaçme për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të...

Lajme të tjera

Web TV