SKICA PËR BABANË…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Mitro Çela

1.NJË JAVË NË FRANCË

Babai lindi në vitin 1900.

Rreth viteve ‘2O u hap fjala. Plasi puna në Francë.

-Punë për zengjinë, -thoshte sekseri.

Ai paguante navllon. Nga fshati u bënë tre djem. Nga Shqipëria u mbush pampori në Durrës.

Por sekseri, mori paranë dhe ja mbathi.

Në Francë kishte punë vetëm në minierë.

Djemtë e fshatit tonë u kthyen. Edhe babai. Po të tjerët?

Tregonte mamaja:
-Punonin ditën. Natën shihnin Amerikën me rospiet franceze.

Disa i hëngri fërngjyzi, sifilizi. U bëheshin hallatet si bole dashi. Të tjerët i palosi oftikaja…

2.DJALË DHE VIÇ

Mbrezhan. Fund korriku. 1947. Ra një shi. Përzuri vapën.
Mes nate. Dialog:
Mamaja:

-Kujdes! Përdor frenat?
Në atë mot, nuk kishte mbritur në katund preservativi.

Babai:-Pa merak. Frenat i kam top…
Erdhi orgazma…U dëgjua një obobo…dhe një psherëtimë… lezeti…

-Pse edhe katundarët kanë orgazëm, më tha një mis…

Bashkë me mamanë, “zarar” kishte bërë edhe lopa…

E ndërzyen me kaun balash. E morëm borxh për një natë, për të “fletur” me lopën.
( Ndërzim quhet seksi mes bagëtive.)

30 prill 1948. Përgatitje për Pashkën e Madhe. Mesnatë…Dhimbjet e lindjes…Dëda (gjyshja) dha sihariqin:

-Djalë!…
Nga katoi u dëgjua zëri i babait…

-Lopa e bëri viçin…
Mbarësi për familjen:

djalë dhe viç!…

3. MITROJA MEMEC?!

Në vitin 1952 zbritëm nga Mbrezhani në Përmet.

Babai punto shofer në spitalë.

Në fillim zumë një kasolle. Pastaj morëm një shtëpi më të “fisme”.

Kallaballëk. Kur hynte babai të gjithë në këmbë.

Uleshim të hanim. Pa filluar babai, nuk hante njeri.

Edhe fjalët mes fëmijëve, kur ishte babai, ishin me “kursim”.

Një natë babai mori një mik në shtëpi.

Lexo edhe :  Manjani kritika SPAK: Arrestimi i Veliajt mbi hamendësime prokurorësh dhe hakmarrje

Hēngrëm darkë. Fjeti. Në mengjes i tha babait për mua:

-Goxha djalë. Po më dhimbset. Qënka menec!

-Jo, -i tha babai.-Është i pari i klasës…

4. PROZHEKTORI

Babai gjeti një prozhektor.

Udhëtonte me autobulamcë edhe natën.

Dërgonte të sëmur në spitalin e Gjirokastrës.

Kur kthehej, me prozhektor vriste ndonjë lepur.

Një natë hapi thesin.
-Paska qënë lepuri sa një kec?-Tha maja.

-Kec është. Doli nga ferra. U përplas në makinë…

Fute në furrë. Le të hanë fëmijët.

5.KECI NE POLICI?!

Një natë u hap dera. Hyri një kec.

I paftuar zuri vend afër sobës.

Në mëngjes mamaj pyeti për të zotin e kecit.

Nuk u gjend.

Kalojë java. Keci jetim.

-Kësmeti i fëmijëve,-tha babajë.-Më jep thikën…

-Baba! Mos e ther,-tha Lonora, motra.-

Mësuesja na ka thënë: gjërat që gjejmë, duhet t’i çojmë në polici!

-Ka të drejtë çupa,-tha babajë.-Më gjej një rrip.

Babai doli. Pas një ore u kthye me kecin për dore.

-Policia nuk pranon keca. Dorëzohen vetëm kuleta me para. Bëj gati furrën.

Keci ishte pak i dobët, por me shije shumë.

Pas një jave, mamaja shkojë të mbushi ujë në çezmën e Janakos.

Në radhë.

Një grua nisi të tregoi.

-Kisha një kec. Ishte sa një dash. I shëndoshë. Humbi, i flamosuri. Do e ketë ngrënë ndonjë arixhi?!
-Kockë e lëkurë!…Foli nëpër dhëmbë mamaja…

Të fundit

Megi humbi jetën ditën e Dashurisë, çifti ishte fejuar dy muaj në parë!

Detaje të tjera kanë dalë në dritë lidhur me aksidentin tragjik të ndodhur në Pishkash më 15 shkurt, ku...

Pse evropianët kanë të drejtë të zemërohen me Donald Trump?!

Tradhtia e Ukrainës është një paralajmërim i fundit për Mbretërinë e Bashkuar dhe aleatët e saj kontinental që të investojnë më shumë energji dhe...

Mbreti Charles uron 17 vjetorin e pavarësisë së Kosovës

Mbreti Charles III i Mbretërisë së Bashkuar ka uruar popullin e Republikës së Kosovës me rastin e 17 vjetorit të pavarësisë. Në letrën e Mbreti...

Media amerikane: Gjirokastra, destinacioni për t’u eksploruar gjatë vitit 2025

Sipas raportit të kompanisë amerikane të udhëtimeve “Expedia”, 63% e turistëve do të preferonin të vizitonin destinacione më pak të njohura dhe më pak...

Ndryshojnë rregullat për kreditë! Rregulloret e reja të BSH

Banka e Shqipërisë ka miratuar një sërë rregulloresh që prekin në mënyrë të drejtpërdrejtë kreditë konsumatore. Për të gjitha subjektet financiare jobanka do të ketë...

Lajme të tjera

Web TV