Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Zgjedhjet e 2025/ Basha e Meta bëjnë gati programet!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lulzim Basha dhe Ilir Meta akuzuan se fondet e IPARD nuk kanë shkuar për fermerët, por për klientët qeveritarë e inceneratorët. Në takimet me ekspertët e tyre në kuadër të përgatitjeve për programin elektoral, të dy, premtuan më shumë mbështetje për bujqësinë dhe lehtësira për fermerët.

Ndonëse e paqartë për formacionin politik që do të ketë në zgjedhjet e ardhshme, opozita ka nisur të mendojë për programin elektoral. Lulzim Basha nuk i ka kandidatët dhe as sigurinë nëse vula do t’i mbetet atij, por lëvizjet në selinë blu janë shtuar. Me të në krye, departamentet po punojnë për të përmbyllur programin që prezantohet me 1 Qershor.

“Korrupsioni i përhapur kudo ka prekur edhe bujqësinë. Jo vetëm që fondet e qeverisë për bujqësinë ndahen sipas preferencës dhe jo nevojës, por edhe fondet IPARD të BE-së, në vend që të shkojnë për fermerët, kanë shkuar për resorte për qeveritarët dhe klientët e tyre. Përmes subvencioneve dhe investimeve në këtë sektor, ne do të bëjmë të mundur që fermerit t’i garantohet që prodhimi t’i shitet me fitim, si kudo në botë. Një nga çështjet më të rëndësishme, që ne do të bëjmë gjithçka për t’i dhënë zgjidhje të shpejtë, është edhe çështja e pronës”, tha Basha.

Dita e programit për bujqësinë, ishte edhe për Ilir Metën, i cili po ashtu akuzoi për abuzim me fondet e IPARD.

“Fondet e IPARD përfunduan tek inceneratori qe tregon armiqësinë e theksuar te “Rilindjes” me bujqësinë. Nuk mund te krenohet Qeveria me ca bujtina ne Kolonje, kur ne Kolonje “Rilindja” i ka dëbuar kolonjaret. Fermerët ne Kolonje, në Korçë dhe në mbarë vendin po hedhin produktet ne kanal, po sharrojnë drurët frutore, po mbyllin fermat e po largohen nga Shqipëria për shkak te mos mbështetjes nga Qeveria qe i ka braktisur bujqit dhe fermerët. Në bujqësi do te arrijmë rezultate spektakolare ne një kohe te shkurtër. Ne çdo Bashki do te kemi komisione për bujqësinë për të ngritur në këto lokalitete zërin e fermerëve sipas specifikave te zonave te tyre” u shpreh Meta.

Lexo edhe :  Salianji ndërmerr hapin e papritur, kërkon në Gjykatë pezullimin e dënimit (Shkresa)

Ndryshe nga përgatitja për programin, opozita duket më e ngadaltë në përgatitjen e bazës për zgjedhjet e vitit të ardhshëm. Te demokratët asnjëra palë nuk ka caktuar drejtuesit e qarqeve, ndërsa edhe nxjerrja e kandidatëve duket larg. Edhe koalicionet mes partive opozitare nuk janë kristalizuar duke lënë ende në pikëpyetje se cilat do të jenë aleancat politike përballë Edi Ramës.

Të fundit

Si u shpikën celularët/ Telefoni i parë i krijuar nga ‘Motorola’

Celulari (ose telefoni celular) është një nga inovacionet më të rëndësishme teknologjike në historinë moderne, duke revolucionarizuar mënyrën se...

Albin Kurti kërkesë NATO-s: Ktheni zonën e sigurisë në kufirin me Serbinë

Kryeministri i Kosovs, Albin Kurti ka kërkuar nga NATO-ja që ta kthejë zonën tokësore të sigurisë në një perimetër prej 5 kilometrash përgjatë kufirit...

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 06 tetor 2024, dollari amerikan blihet me 89.2 lekë dhe shitet me 90.6 lekë. Euro blihet me 98.5 lekë dhe shitet 99.1 lekë. Franga...

Parashikimi i motit për sot/ Mos harroni çadrat, priten reshje shiu

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e diel vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme për...

Horoskopi për ditën e sotme, 6 tetor 2024

Dashi Kjo është një ditë ku vëmendja juaj do të tërhiqet nga financat dhe stabiliteti material. Karriera juaj ndodhet në një moment të fortë, duke...

Lajme të tjera

Web TV