test

‘Zoti të ruajt’, zbulohen mesazhet e fundit që dërgoi policja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Detaje të reja janë zbuluar nga vetëvrasja e efektives së policisë, pasditen e djeshme në kryeqytet. Veç arrestimit të të dashurit të efektives Aldorjana Loshi, mësohet se mesazhi i saj i fundit i drejtohej pikërisht atij.

“Kur të vish derën po ta lë të hapur, zoti të ruajt”, i ka shkruajtur policja 28-vjeçarit Endri Nika, i cili është vënë në prangat e policisë.

Sipas policisë, menjëherë sapo i dashuri e ka gjetur të pajetë 21-vjeçaren, ai i ka marrë telefonin dhe ka fshirë mesazhet.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, ku në rrugën “Todi Shkurti”, është vetëvrarë me armën e shërbimit shtetasja A. L., 21 vjeçe, punonjëse policie pranë Komisariatit të Policisë Nr. 5, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, arrestuan shtetasin E. N., 28 vjeç, banues në Kamëz, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Ky shtetas dyshohet se ditën e djeshme ka shkuar në banesën e shtetases A. L., dhe pasi ka njoftuar Policinë për ngjarjen e ndodhur, ka fshirë mesazhet me shtetasen A. L., në telefonin e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë./   S.M

Të fundit

Falsifikoi firmën dhe mori kredi në emër të një personi tjetër, në hetim 26-vjeçari

Prokuroria e Korçës ka nisur hetimet për një 26-vjeçar. Dyshohet se ky person ka falsifikuar firmën e një të riu,...

“Pensionet Private, Pensionet e së Ardhmes“

Nga Naim Hasa* Pjesë e tregut financiar, pas viteve 2009, në Shqipëri janë bërë edhe Pensionet Private.   Aktualisht është një treg i ri, ne zhvillim por...

U zgjodh kreu i NATO-s, Rutte: Nder i jashtëzakonshëm, aleanca gur themeli për sigurinë

Në një postim në rrjetet sociale, kryeministri holandez në largim, Mark Rutte, tha se “është një nder i jashtëzakonshëm të emërohesh Sekretar i Përgjithshëm...

Pasaporta italiane e Eqerem Bej Vlorës mbërrin te trashëgimtarët

Ervin Vlora, stërnipi i patriotit, shkrimtarit dhe studiuesit Eqerem Bej Vlora ka bërë publike pasaportën e këtij të fundit. Në rrjetet sociale ai shkruan: "Passaporta e...

Protesta e 21 qershorit para Bashkisë së Tiranës, e pëson keq i riu

Një i ri është ndaluar këtë të mërkurë nga policia pas protestës së opozitës që u mbajt më 21 qershor para Bashkisë së Tiranë. “Specialistët...

Lajme të tjera

Web TV