test

‘Zoti të ruajt’, zbulohen mesazhet e fundit që dërgoi policja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Detaje të reja janë zbuluar nga vetëvrasja e efektives së policisë, pasditen e djeshme në kryeqytet. Veç arrestimit të të dashurit të efektives Aldorjana Loshi, mësohet se mesazhi i saj i fundit i drejtohej pikërisht atij.

“Kur të vish derën po ta lë të hapur, zoti të ruajt”, i ka shkruajtur policja 28-vjeçarit Endri Nika, i cili është vënë në prangat e policisë.

Sipas policisë, menjëherë sapo i dashuri e ka gjetur të pajetë 21-vjeçaren, ai i ka marrë telefonin dhe ka fshirë mesazhet.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, ku në rrugën “Todi Shkurti”, është vetëvrarë me armën e shërbimit shtetasja A. L., 21 vjeçe, punonjëse policie pranë Komisariatit të Policisë Nr. 5, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, arrestuan shtetasin E. N., 28 vjeç, banues në Kamëz, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Ky shtetas dyshohet se ditën e djeshme ka shkuar në banesën e shtetases A. L., dhe pasi ka njoftuar Policinë për ngjarjen e ndodhur, ka fshirë mesazhet me shtetasen A. L., në telefonin e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë./   S.M

Të fundit

Eksperti: Hetimet e SPAK stepin tregun e shitblerjes së pronave

Sinjalet që po vijnë nga tregu i pasurive të patundshme tregojnë se gjatë këtij viti 2024, ka një hezitim...

Në Tiranë nuk ka më qira mujore nën 350 euro, një nga zonat është më e mbivlerësuara

Të dhënat që vijnë nga agjentët imobiliarë në treg flasin se në Tiranë nuk gjen më një banese me kushte të mira nën 350...

52 vite mjek i minatorëve në Memaliaj; nuk u largova as kur më kërkuan në Tiranë

Lindur më 17 qershor 1948 në Salari të Tepelënës, Sefer Xhaferr Shehu studioi për mjekësi, dhe pas diplomimit në korrik 1971, filloi punë në...

Se si partitë e ekstremit të djathtë joshën votuesit e rinj në të gjithë Evropën

Albena Azmanova   Nuk ishte befasi që partitë e ekstremit të djathtë dolën mirë në zgjedhjet evropiane – sondazhet e kishin parashikuar vazhdimisht triumfin e tyre....

Anticikloni/ Këtë javë priten ditë të nxehta, termometri do shënojë deri në 43 gradë

Për javën që presim përpara: vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike kjo dhe për shkak të depërtimit të masave ajrore...

Lajme të tjera

Web TV