test

Rama takim me shqiptarët në Itali: Po nisemi për vallen e dytë kuqezi në Europë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama këtë të diel do vijojë turin e takimeve me shqiptarët, që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit.

Pas Greqisë, destinacioni i radhës i Ramës në takim me Diasporën është vendi fqinj, Italia.

Nga Aeroporti i Rinasit, para fluturimit drejt vendit fqinj, Rama takimin me shqiptarët në Itali e cilëson si një “valle të dytë kuqezi në Europë”.

“Dhe nga Rinasi ku po nisemi për vallen e dytë kuqezi në Europë, me shqiptarët e Italisë që sipas kërkesës së tyre do t’i mikpresim në një pallat sporti edhe më të madh se në Athinë, me shpresën që askush nuk do të mbetet pa gjetur vend siç fatkeqësisht na ndodhi në Greqi, ju uroj të gjithëve një të diel sa më të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.

Sipas njoftimit, takimi do të fillojë rreth orës 11:00 në pallatin e sportit në “Busto Arsizio”, afër qytetit e Milanos, ndërsa pritet një numër i madh pjesëmarrësish.

Në tubimin e Greqisë, i cili çeli siparin e turit të takimeve me Diasporën shqiptare morë pjesë rreth 20 mijë shqiptarë. Kryeministri pritet të takohet dhe me shqiptarë që jetojnë e punojnë në Londër e Dyseldorf/ kb

Të fundit

Mendja top… futbolli!

Nga Artan Fuga Në verën e vitit 1990, verë e nxehtë në të gjitha kuptimet, shqiptarët ishin të apasionuar pas...

Kur do fillojë “Big Brother VIP 4”? Ledion Liço e zbulon…

Moderatori i njohur, Ledion Liço, ishte mbrëmë i ftuar në emisionin “Top Arena”, në Top Channel. Gjatë intervistës me Ed Manushin, Liço foli si...

“Hajdute më vodhe lekët”/ I ndodh e papritura gjatë intervistës, ja si reagon këngëtarja

Një situatë e pazakontë ka ndodhur gjatë një interviste që po zhvillohej  me këngëtarët Marjola Kaçani dhe vëllanë e saj, Jurgenin. Moderatori edhe në këtë...

Renditja e qyteteve me koston më të lartë të jetesës për vitin 2024

Kryeqyteti britanik, Londra është renditur në listën e 10 vendeve më të shtrenjta për punonjësit e huaj, në një indeks global. Qyteti i Britanisë së...

Victoria Beckham dedikim për David: Ti je gjithçka për ne

Victoria Beckham nuk ka nguruar të falënderojë dhe shprehë dashurinë dhe vlerësimin për bashkëshortin e saj, David, me rastin e Ditës së Babait. Dizajnerja e modës dhe ish-këngëtarja...

Lajme të tjera

Web TV