test

Rrëmbeu çmimin e madh të BBV, reagon për herë të parë Egla Ceno, kujt ia dedikon fitoren

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fituesja e Big Brother VIP 3, Egla Ceno, ka folur për herë të parë pasi rrëmbeu çmimin e madh në një përballje ‘kokë më kokë’ me Juljan Dedën dhe 4 finalistë të tjerë.

Në një prononcim të shkurtër për Top Albania Radio, pak pasi u shpall fituese, Egla është shprehur tejet e emocionuar për këtë arritje.

Ajo tha se këtë sukses përveç nënës së saj ja dedikon të gjitha grave, por sigurisht edhe vetes.

“E meritoja”, tha ajo ndër të tjera, ndërsa theksoi se dëshironte shumë që këtë edicion në BBV, në mos ajo, një grua tjetër duhet ta fitonte.

Pyetje: Famë e padiskutueshme, ndoshta projekte të mëdha filmike do të vijnë. E kishe pritur këtë pikë të karrierës?

Egla: Për mua nuk është ky me thënë të drejtën Big Brotheri. Unë karrierën time e kam qëndisur ndër vite dhe do të vazhdoj ta qëndis ashtu ngadalë, sepse jam aktore teatri jam shumë e lidhur me të.

Pyetje: Përveç mamit, kujt ja dedikon fitoren?

Egla: Grave, vetes sime! Doja shumë të ishte një grua, në mos unë një tjetër, por të ishte një grua. Edhe vetes sigurisht, e meritoja! Në fund të ditës e meritoj!/kb

Të fundit

Lavdëroi Biden, aleati i Trump sulmon kancelarin gjerman

Një ish-zyrtar i lartë i Pentagonit gjatë administratës së Trump vuri në dyshim të dielën, sulmoi kancelarin gjerman Olaf...

Urdhri i Rrumbullakut/Vettingu në Polici, efektivët do deklarojnë edhe dhuratat që marrin

Procesi i vetting-ut do të aplikohet edhe në Policinë e Shtetit. Punonjësit e Policisë do t’i nënshtrohen një procesi për verifikimin e integritetit. Drejtori i...

Gjimnazistët do të përballen me testin e matematikës, zbulohet data

Rreth 27 mijë maturantë do ti nënshtrohen të martën provimit të tretë, atij të matematikës. Ashtu si dhe në dy testet e para gjimnazisëtët duhet...

Trump sulmon ashpër Zelenskyn: Sa herë vjen në SHBA, ikën me 60 mld dollarë

Nga tubimi “Turning Point USA” që u mbajt në Detroid, Trump ka kritikuar hapur paketat amerikane të ndihmës për Kievin duke u shprehur se...

Mozzik për Lotinën: Gjëja më e bukur që më ka ndodhur në jetë

Mozzik ka deklaruar se lidhja me Lotinën është gjëja më e bukur që i ka ndodhur në jetë. I ftuar në podcastin e Burim Pacollit,...

Lajme të tjera

Web TV