test

28-vjeçari bie nga lartësia e pallatit në Tiranë teksa punonte dhe humb jetën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një i ri ka humbur jetën teksa punonte në një pallat në ndërtim. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:20, në rrugën “Aleksandër Mojsiu”.

Sipas polici, 28-vjeçari A. F., ka rënë nga lartësia teksa ka qenë duke punuar në këtë pallat në ndërtim. Si pasojë e plagëve të marra ai ka humbur jetën.

Më datë 27.05.2024, rreth orës 08:20, në rrugën “Aleksandër Mojsiu”, në një pallat në ndërtim e sipër, duke punuar ka rënë nga lartësia shtetasi A. F., 28 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.

Ky është aksidenti i tretë me vdekje në punë që brenda muajit maj. 3 punonjës kanë humbur jetën tragjikisht në ndërtim, 28-vjeçari në Tiranë dhe dy punonjës të tjerë në Lezhë.

Rasti i parë u regjistrua mëngjesin e 9 majit 2024 në lezhë, ku një punëtor 28-vjeçari gjeti vdekjen pasi ra nga kati i nëntë i pallatit teksa po montonte vinçin dhe u shkëput. Nga verikimet rezultoi se i riu Emiliano Frroku punonte në të zezë dhe dy katet e fundit të pallatit po bëheshin pa dokumentacionin përkates. Në lidhje me ngjarjen policia shpalli në kërkim 3 përsona dhe një tjeter u proçedua penalisht në gjendje të lirë.

Dy ditë më vonë, konkretisht mesditen e 11 majit 2024 një tjeter aksident në punë i mori jetën një 50-vjeçari Preng Gjoni u godit në kokë nga një dërrasë që u shkëput nga lartësia, teksa po punonte në një pallat në ndërtim në Kune. Për këtë rast Gjykata ka caktuar masën arrest shtëpie për administratorin e kompanisë Martin Kovaçi dhe punëtorin Eduard Frroku./kb

Të fundit

Kur jemi të nxirë jemi më të lumtur, kështu thotë shkenca

Nëse keni vënë re se që kur ka ardhur dielli ndiheni më të lumtur dhe më energjik, keni të...

Temperatura rekod në Mekë, termometri shënon mbi 51 gradë

Arabia Saudite ka paralajmëruar sot temperatura jashtëzakonisht të larta në Mekë, ku janë konfirmuar shumë viktima si pasojë e nxehtësisë gjatë Haxhit, me temperatura...

Fushata elektorale e presidentit Biden 50 milionë dollarë reklama

Ekipi elektoral i presidentit Joe Biden do të shpenzojë 50 milionë dollarë deri në fund të qershorit, me reklama televizive ku përfshihet dënimi për...

Prezantohet në Panairin ndërkombëtar EUROSATORY makina e parë ushtarake shqiptare ‘Shota’

Prezantohet në panairin ndërkombëtar EUROSATORY që po mbahet në Paris, prototipi i parë i makinës ushtarake shqiptare “Shota”. Shqipëria merr pjesë për herë të...

Çupi ‘shpërthen’ ashpër: SPAK të hetojë ish-kryeministrin për fondet e gjyqeve jashtë

Analisti Frrok Çupi në një intervistë në një intervistë televizive u shpreh se SPAK duhet të hetojë Sali Berishën për fondet e gjyqeve jashtë. “Kur...

Lajme të tjera

Web TV