test

Aksidenti në punë, reagon menjëherë Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë ka reaguar menjëherë lidhur me 5 rastet e aksidenteve në vendin e punës që janë regjistruar këtë muaj. Në një reagim në rrjete sociale, KSSH shkruan se ky bilanc është një alarm, dhe se shkak për aksidentet dyshohet të jetë mosrespektimi i kushteve të sigurisë teknike në punë. KSSH shprehet se këto shifra janë alarmante për një vend të vogël si Shqipëria, ndërsa shton se institucionet duhet të marrin masa dhe të mos qëndrojnë indiferente.

Reagimi i Plotë i KSSH-së:

“Alarm, 5 të vdekur nga aksidentet në punë në 1 muaj! Në një kantier ndërtimi në Tiranë sot u shënua tragjedia e radhës, kur një 28 vjeçar humbi jetën pasi ra nga një lartësi e konsiderueshme. Edhe këtë herë shkak i aksidentit në punë dyshohet mosrespektimi i kushteve të sigurisë teknike në punë, teksa Inspektoriati i Punës vijon të jetë në gjumë dimëror. KSSH i shpreh ngushëllime familjes dhe kërkon zbardhjen e plotë të ngjarjes. Ky është aksidenti i 5 në punë më viktima për këtë muaj.

Në 21 Maj në minierën e Martaneshin humbi jetën minatori Armand Peshku, dhe po në 21 maj në një gurore në Vlorë, humbi jetën punëtori Jurgen Veshaj. Në 9 Maj në Shëngjin humbi jetën pasi ra nga lartësia punëtori i ndërtimit Emiljano Frroku, ndërsa dy ditë më pas në Shëngjin humbi jetën në punë punëtori i ndërtimit Dedë Gjoni. Këto shifra janë dramatike për një vend të vogël si Shqipëria, ndaj institucionet që mos qëndrojnë indiferente.”/kb

 

Të fundit

“Pjesa e zezë e administratës, turp kombëtar”/ Mesazhi i Ramës në mbledhjen e grupit

Edi Rama: Progresi i bërë është shumë i rëndësishëm për të gjithë ata që janë të përfshirë. Nëse shohim...

Sa do jenë rrogat e reja për punonjësit e administratës, a do ketë tjetër rritje pagash?

Punonjësit e sektorit shtetëror nga 1 korriku, do të kenë një pagë të re. Me vendimin e fundit të qeverisë rriten pagat që nga...

Komisioni i Posaçëm Antikorrupsion, kryeministri Rama zbulon arsyet pse u ngrit

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e grupit parlamentar të PS ka treguar arsyet pse u ngrit Komisioni i Posaçëm Antikorrupsion. Në fjalën e tij,...

Aksi Thumanë-Kashar hapet më 30 qershor

Aksi rrugor Thumanë-Kashar, pjesë e Korridorit Blu, do të hapet më 30 qershor. Kanë mbetur detajet e fundit të kësaj vepre, ku krahas aksit kryesor...

Egla i përgjigjet Gent Zenelaj: Gratë i shihni si dashnore dhe jo si fitimtare

Fituesja e edicionit të tretë të Big Brother Vip, Egla Ceno ka reaguar pas deklaratës së kolegut të saj, aktorit të njohur Gentian Zenelaj,...

Lajme të tjera

Web TV