test

Fedez harron Chiara Ferragnin, fotografohet me të dashurën e re

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fedez duket se ka gjetur sërish dashurinë pas ndarjes nga Chiara Ferragni me modelen franceze Garance Authié.

Të dy u panë dorë për dorë në Monaco. Duket se kanë disa muaj të lidhur. Për herë të parë janë parë së bashku në Courchevel, pastaj në Paris, në Miami, në Coachella dhe tani së fundmi në Monte-Carlo.

Vetëm pasi u sigurua, Alessandro Rosica, tregoi detajet e mëposhtme për Chiara Ferragni-n dhe Fedez-in: ‘Nuk kanë më kontakt me njëri-tjetrin. Unë ndërmjetësoj vetëm mes familjeve apo menaxherëve, sidomos për të organizuar vizitat e Federikos me fëmijët. Është e trishtë dhe për fat të keq kjo është situata. Me siguri kemi arritur në fund të një epoke: Epokës së Ferragnez-it. Deri më sot, prioriteti dhe madje arsyeja e vetme për të jetuar për Fedez-in janë fëmijët e tij. Edhe për Chiarën padyshim. Fedez-i nuk e ka paditur apo paralajmëruar Chiarën, aq më pak, mos shfaqja e fëmijëve është një vendim në lidhje me politikat e reja.’

Ndarja e Chiara Ferragni-t dhe Fedez-it ka ngjallur shumë diskutime në media. Ferragni ka mohuar se ndarja është strategji për të larguar vëmendjen nga rasti Balocco, duke e cilësuar këtë hipotezë si ofenduese. Përkundrazi, ajo i mëshoi se është vendim personal i motivuar nga arsye intime. Ferragni është shprehur e indinjuar për spekulime të tilla, duke deklaruar se e vërteta është shtrembëruar nga mediat dhe se shqetësimi i vetëm është familja dhe privatësia e saj./E.Ç

Të fundit

FOTO/ Keisi Medini “ngre” temperaturat me pushimet e saj

Ish-banorja e Big Brother VIP, Keisi Medini ka ngritur temperaturat në rrjet me pozat e fundit. Modelja ka treguar format...

Berisha nuk ka humbur gjyqin, por ka provuar fajësinë

Nga Mero Baze Vendimi i Gjykatës së Londrës kundër Sali Berishës, nuk është thjeshtë një humbje gjyqi nga Sali Berisha. Është një humbje beteje me...

Largimi i pushuesve nga plazhi shkakton trafik kilometrik/Ja akset më të bllokuara (FOTO)

Kjo e hënë pushimi një ditë pas festës së Kurban Bajramit, ka sjellë dyndje pushuesish në plazhet e Lezhës e për rrjedhojë trafik të...

PD i kaloi Berishës/ Basha përjashton ‘bashkëpunimin me hijet e së shkuarës’

Në Shqipëri, pasi Gjykata e Apelit ia njohu ish kryeministrit Sali Berisha, drejtimin e Partisë Demokratike, zoti Lulzim Basha përjashton çdo formë bashkëpunimi me...

Pranoi se pëlqen vajzat/ Billie indinjohet me fansat

Billie Eilish ka pranuar se ajo shqetësohet shumë kur bëhet fjalë për t’ua shpjeguar seksualitetin e saj njerëzve të tjerë. Së fundmi artistja publikoi albumin...

Lajme të tjera

Web TV