test

Përfundon aventura me Barcelonën, reagon për herë të parë Xavi Hernadez

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas mbylljes së eksperiencës si trajner i Barcelona-s, Xavi Hernandez ka sqaruar tifozët përmes rrjeteve të tij sociale për këtë ndarje.

Në postimin e tij, Xavi shprehet se ndjehet krenar për punën e bërë te katalanasit dhe se do të jetë gjithmonë në dispozicion të këtij klubi.

“Të dashur tifozë, koha ime në pankinën e Barçës do të përfundojë të dielën. Nuk është kurrë e lehtë të largohesh nga klubi i jetës tënde, por e bëj me shumë krenari, pas dy vitesh e gjysmë në krye të një skuadre që ka qenë si një familje e dytë.

Dua të falënderoj mbështetjen dhe dashurinë e tifozëve, të cilët kanë qenë gjithmonë pranë meje dhe më kanë treguar gjithmonë të njëjtën dashuri si gjatë kohës sime si futbollist. Nga e diela do të jem më shumë në tribuna, ose tani në stadiumin Olimpik ose pas disa muajsh në Camp Nou. Sepse para se të jem lojtar apo trajner, jam mbështetës i Barcelonës dhe dua vetëm më të mirën për klubin në jetën time, i cili do të më ketë gjithmonë në dispozicion.

Kam punuar me një grup lojtarësh fantastikë dhe me një staf spektakolar. Falë të gjithëve, ne kemi arritur objektivat e vendosura, duke kulmuar vitin e kaluar me një trofe të La Liga-s dhe një Superkupë. Këtë sezon gjërat nuk shkuan ashtu siç donim, por ne bashkuam kokën dhe ndihmuam të rritet një brez i ri futbollistësh nga La Masia që frymëzojnë të gjithë ne tifozët e Barcelonës.

Shumë faleminderit për të gjithë. Për tifozët, lojtarët, stafin, punonjësit e klubit, Presidentin, Bordin Drejtues, drejtorët sportivë, mediat dhe të gjithë me të cilët kam ndarë rrugëtimin gjatë këtyre dy sezoneve e gjysmë. I uroj më të mirat klubit që mbaj në zemër. Rroftë Barça”-shkruan Xavi Hernandez.

Të fundit

Përplasjet e dhunshme mes serbëve dhe anglezëve, policia gjermane: Ja si nisi incidenti

Një tifoz i Anglisë dhe shtatë serbë po përballen me akuza penale dhe ndalime të hyrjes në stadiumegjatë Euro2024,...

Jo më kredi me kartë identiteti, shtrëngohen kushtet për dhënien e huave

Epoka e kredive të shpejta në vend, vetëm me kartë identitet, pa qenë domosdoshmërish në një punë mund të marrë fund së shpejti. Me...

“Ka politikanë që s’u ka hyrë gjemb në këmbë”/ SPAK do shkojë deri te faturat e ushqimit

Gazetarja Anila Hoxha e ftuar në një emision televiziv komentoi konferencën e kreut të PL, Ilir Meta pasi u paraqit në SPAK.Sipas Hoxhës, dëshmia...

Kur jemi të nxirë jemi më të lumtur, kështu thotë shkenca

Nëse keni vënë re se që kur ka ardhur dielli ndiheni më të lumtur dhe më energjik, keni të drejtë. Do ta keni vënë re,...

Temperatura rekod në Mekë, termometri shënon mbi 51 gradë

Arabia Saudite ka paralajmëruar sot temperatura jashtëzakonisht të larta në Mekë, ku janë konfirmuar shumë viktima si pasojë e nxehtësisë gjatë Haxhit, me temperatura...

Lajme të tjera

Web TV