test

U rendit i treti në BBV, reagon Romeo Veshaj: Mu desh kohë të merrja veten, por…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktori, Romeo Veshaj i cili u rendit i treti në këtë edicion të Big Brother Vip, ka reaguar për herë të parë  në rrjetet sociale.

Me anë të një videoje, ai shprehet se i është dashur pak kohë të marrë veten dhe se i falenderon të gjithë ata që e kanë votuar dhe mbështetur.

“Sa e çuditshme unë kam një telefon në dorë. Fjeta pak shumë sot, mu desh pak kohë të merrja veten, të them të drejtën. Por kur u zgjova pashë të gjithë mbështetjen tuaj dhe ishit shumë. Po e bëj këtë video që t’ju falenderoj më gjithë zemër, ju jam mirënjohës për të gjitha votat që keni dhënë për mua, për të gjithë mbështetjen që më keni bërë në këto 4 muaj e gjysmë, për të gjithë vlerësimin që më keni dhënë. Realisht, ju jeni fitorja ime e madhe. Ju dua fort, ju falenderoj shumë dhe ju puth.  Dua t’ju puth të gjithëve do ta gjej një formë t’ju puth të gjithëve” shprehet Romeo.

Kujtojmë që Romeo u pa dukshëm i mërzitur pasi la shtëpinë në një nominim kokë më kokë me fituesen e këtij edicioni Egla Ceno duke humbur mundësinë për të qenë në podin e fundit dhe më pas për ta fituar.

Pasi la shtëpinë dhe hyri në studio, aktori bëri 3 falenderime, ku ndër to asnjë nuk ishte për produksionin e Top Channel dhe më pas u largua nga studio, duke mos pritur fundin e spektaklit, duke ngritur aludime për hatërmbetje. Mbetet të shihet se si do jetë ecuria e binjakëve në  Top./kb

Të fundit

A ka pakt Rama-Berisha? Bardhi: Partnerët janë informuar lidhur me…

Në emisionin ‘Open’ në News24, Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, është pyetur për një pakt mes Edi Ramës...

Koncerti në Gjermani/ Elvana Gjata ka një mesazh për veten e saj

Elvana Gjata pak ditë më parë mbajti një koncert në Gjermani ku u mirëprit dhe duartrokit nga fansat e saj. Në skenën e madhe...

Berisha zbulon ‘komplotin’ transnacional kundër tij

Ish-Kryeministri Sali Berisha i ka qëndruar versionit të tij për një komplot transnacional shqiptaro-britanik kundër tij, pasi Komisioni i Apelimit në Britaninë e Madhe,...

‘Basha është zhgënjimi më i madh’/ Analisti: Nuk arrin të kuptojë marrëveshjen e 2008-ës

Ben Andoni theksoi në Studio Live se Lulzim Basha mbetet zhgënjimi më i madh në politikanë shqiptare këto 30 vite. Ai shtoi për Arbër Hitajn...

Misteri i zhdukjes së turistëve në ishujt grekë, çfarë dyshon policia

Operacionet e kërkimit për gjetjen e tre turistëve të zhdukur në dy ishuj grekë janë intensifikuar pasi policia njoftoi se dy pushues ishin gjetur...

Lajme të tjera

Web TV