test

Shqipëria e nis me humbje aventurën EURO2024, goli i Bajrami hyn në histori të turneut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria e nisi me humbje rrugëtimin e saj në Euro 2024, pasi u mposht me rezultatin 2-1 nga kampionia në fuqi e Europës, Italia, në një përballje të vendosur brenda 16 minutave të para në “Signal Iduna Park”.

Një stadium i ngjyrosur kuqezi, me tifozerinë shqiptare që kishte krijuar një atmosferë fantastike, ishte Nedim Bajrami ai që ngriti në peshë zemrat e gjithë shqiptarëve anembanë botës, duke shënuar gol pas vetëm 23 sekondash lojë dhe duke u bërë zyrtarisht lojtari që shënon golin më të shpejtë në një Europian.

Një gabim i italianëve në prapavijë u shfrytëzua mjaft mirë nga numri 10 i kuqezinjve, që lëshoi një goditje perfekte në shtyllën e parë dhe dërgoi topin në rrjetën e portës së Donnarummës.

Por pikërisht ky gol i shpejtë i Shqipërisë duket se zgjoi italianët, të cilët reaguan mirë, duke marrë kontrollin e lojës dhe gjetur golin e barazimit me Bastonin, i cili gjatë zhvillimeve të një këndoreje, u la i lirë në shtyllën e dytë dhe mposhti lehtësisht Strakoshën.

Përmbysja e italianëve u kompletua në minutën e 16’, kur Jasir Asani largoi keq një top nga zona, duke ia dhuruar Barellës në hyrje të zonës, aty ku mesfushori i Interit lëshoi një predhë të pakapshme për Strakoshën dhe çoi rezultatin në 2-1 për Italinë.

Kjo përmbysje e shpejtë ndikoi jo pak te kuqezinjtë e Sylvinhos, që deri në fund të pjesës së parë vuajtën jo pak dhe shtylla e Strakosha i shpëtuan nga goli i tretë. Në pjesën e dytë kuqezinjtë provuan të ngrenë nivelin dhe iu afruan disa herë zonës së rreptësisë, por pa rezultat, teksa rasti më i mirë ishte ai i Rey Manajt në minutat e fundit, por Donnarumma i mohoi kënaqësinë e golit.

Lexo edhe :  ‘Flet’ sondazhi i publikuar nga UEFA, ja si përfundon sfida Kroaci-Shqipëri

Vërshëllima finale la në fuqi rezultatin 2-1 për Italinë, që nis kështu me një tre pikësh Euro 2024-ën, teksa Shqipëria e Sylvinhos do të duhet të hedhë shpejt pas krahëve këtë humbje dhe të mendojë për ndeshjen e radhës, vetëm katër ditë më vonë ndaj Kroacisë në Hamburg.

Të fundit

Material nga NASA, çmimi marramendës i maskës së Kylian Mbappe

Kylian Mbappe bëri debutimin e tij në Euro 2024 pa shënuar gol dhe me hundë të thyer, diçka që...

Shenjat që i bëjnë Binjakët të kthehen në persona të egër

Unë jam një Binjak dhe bëhem i egër kur: * Unë jetoj për të mësuar, për të mbledhur informacione, për të bërë çmos për të...

5 SHKAKTARËT E SHPËRQENDRIMIT NË PUNË

Të gjithëve do të pëlqente më shumë të punonim në zyrë, pa bashkëpunëtorë të zhurmshëm, pasi ata që flasin më shumë janë ndër rreziqet...

Këmbë të fryra nga vapa, mënyrat më të mira si ta shmangni

Nëse ndjeni se ju fryhen këmbët sapo afrohet stina e nxehtë e verës, nuk jeni të vetmit. Kjo është një simptomë shumë e përhapur, kryesisht...

Abuzuan me shërbëtorët, burg për familjen më të pasur në Britani

Dënohen me burg katër anëtarë të familjes më të pasur britanike pasi janë shpallur fajtorë për shfrytëzimin e punonjësve të tyre të pambrojtur të...

Lajme të tjera

Web TV