test

Sali Berisha mbetet “non grata” në Britani! Ish kryeministri humb gjyqin në Londër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sali Berisha do të vijojë të jetë ‘non grata’, çka do të thotë se do të ketë të ndaluar hyrjen në Britaninë e Madhe.

Ish-kryeministri demokrat humbi sot apelin e tij në “Komisionin Special të Apeleve të Emigracionit” në Londër kundër vendimit të Ministrisë e Punëve të Brendshme, “Home Office” që e ndalonte të hynte në Britani për lidhjet e tij të dyshuara kriminale

Ai u shpall non grata në vitin 2022 për lidhjet e tij të dyshuara me krimin e organizuar dhe korrupsionin, të cilin Berisha e mohon.

Berisha apeloi kundër vendimit në Komisionn Special të Apelimit të Emigracionit (SIAC) në Londër në mars 2024, duke argumentuar se u ndalua nga MB në bazë të pohimeve të rreme të paprovuara.

Gjykata e Apelit është shprehur në favor të qëndrimit të Qeverisë në këtë rast, duke hedhur poshtë të gjitha arsyet e ankimimit të Berishës. Më e rëndësishmja, Gjykata ka gjetur se rekomandimi për të përjashtuar Berishën është arritur siç duhet si “produkt i një vlerësimi holistik të provave në dispozicion”.

“E gjejmë të pavend aplikimin e formulës të imunitetetit si ish-kreu i një shteti i aplikuar në këtë apel. Për këtë arsye dhe të tjera të trajtuara në sesionin e mbyllur kundërshtia e zotit Berisha për ti ndaluar hyrje në Britaninë e Madhe rrëzohet” thuhet në vendimin që ka bashkangjitur dhe shqiptarja.com

Dokumenta bashkëngjitur

 

Të fundit

Plas sherri në Sarandë, 66-vjeçari godet me shkelma nipin dhe bashkëshorten e tij

Këtë të mërkurë, uniformat blu në Sarandë, kanë vënë në pranga një 66-vjeçar, pasi akuzohet për dhunë. Në njoftimin e...

Rritje e pagave për mësuesit, Manastirliu: Mesatarja do të jetë 950 euro

Nga rritja e pagave në administratën publike do të përfitojnë ndër të tjerë edhe 30 mijë punonjës në sistemin arsimor. Lajmin e bëri të ditur...

Dramat e fundit në jetë – Xhensila ‘arratiset’ drejt Turqisë vetëm me fëmijët (FOTO)

Jeta private e Xhensila Myrtezaj është diskutuar jashtëzakonisht shumë gjatë kësaj kohe në media e faqet rozë. Raporti dhe ndarja me Bes Kallakun ka bërë...

Përfshihet nga flakët një makinë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, dyshimet e para

Mesditën e sotme, një makinë është përfshirë nga flakët në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë. Mësohet se makina është tip “Fiat” me targa italiane,...

Kampionati evropian, kush na e fryu tullumbacen ne shqiptarëve mor aman?

Nga Leonard Veizi Se kush i fryu shqiptarët, e i bëri t’u gënjente mendja se mund të fitonin Kampionatin Evropian të Futbollit 2024, i raftë...

Lajme të tjera

Web TV