test

Tatimet ‘zbarkojnë’ te bizneset: A deklarojnë paga reale e lëshojnë fatura?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Strukturat akomoduese, bar-restorantet, agroturizmat, bizneset e dhënies së makinave apo ambienteve me qira, transporti qytetas e ndërqytetës dhe shërbimet e plazhit, do të jenë në lupën e tatimeve për të shmangur abuzimet. Në një letër dërguar bizneseve Administrata Tatimore apelon për përmbushje të detyrimeve tatimore dhe deklarim real.

Duke qenë se një pjesë e mirë e bizneseve që operojnë në sektorin e turizmit, janë sezonalë dhe po ashtu punonjësit, deklarimi i punonjësve dhe i pagave jo gjithmonë është real. Për këtë arsye në letrën e tatimeve bizneseve u kërkohet deklarimi real i pagave dhe i punonjësve. Tatimet kërkojnë që për aq muaj se do punojnë punëtorët të deklarohen, pra të sigurohen dhe pagat e tyre të kalojnë në bankë të plota.

Po ashtu thuhet se tatimpaguesit të lëshojnë fatura të fiskalizuara, të furnizohen me mallra me faturë të rregullt, të përdorin vetëm softuerët e certifikuara të fiskalizimit, si dhe të deklarojnë saktë kontratave të qiramarrjes së ambienteve.

Më tej në letrën e dërguar tatimet sqarojnë se disponojnë të dhëna për këto sipërmarrje, të marra nga deklaratat dhe faturat e fiskalizuara të vetëdeklaruara, ajo që furnitorët deklarojnë për furnizime mallrash dhe shërbimesh, si dhe të dhëna nga palë të treta si agjenci shtetërore dhe platforma ndërkombëtare ndër to edhe Booking, AirBNB apo Google.

Nëse subjektet nuk respektojnë këto detyrime dhe tatimet kanë indicie që po bëhet evazion këto biznese kategorizon me risk, ndaj të cilëve ndërmerren veprime verifikuese dhe monitoruese në terren e deri tek masat ndëshkuese./e.t

Të fundit

​Nga Ursula von der Leyen tek António Costa, cilët janë emrat e vjetër e të rinj në BE

Duket se para samitit të BE, Ursula von der Leyen e ka emërimin të garantuar. Negociatorë të Partive Popullore...

Manja: Hetimi për spitalin Onkologjik ka nisur në janar 2023

Teksa foli për rritjen e pagave të administratës, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, u ndal te skandali në spitalin Onkologjik. Ai tha se hetimet kanë...

Dyshohet se shkelën pronën e kryeministrit britanik/ Arrestohen 4 persona

Katër burra u arrestuan të martën me dyshimin për shkelje të ligjit, pasi hynë në territorin e pronave në fshat të kryeministrit Rishi Sunak...

Kërkoi masë më të lehtë sigurie, GJKKO lë në fuqi masën ‘arrest në burg’ për Jorgo Goron

GJJKO lë në fuqi masën ‘arrest me burg’ për ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro. Goro kërkoi masë më të lehtë sigurie, por u refuzua nga...

“Kini mendjen se po xhirojnë”/ Skandali te Onkologjiku, si ruheshin mjekët nga gazetarët

Denoncimet e pacientëve kanë zbuluar të gjithë skemën si mjekët dhe personeli që punonte tek Onkologjiku nxisnin pacientët të kryenin vizitat dhe shërbimet në...

Lajme të tjera

Web TV