test

Hija e Ramës dhe hija e pushtetit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Artur Ajazi

Kur ndjek problematikat e ditët, debatet dhe aktivitetet politike, mëndja çuditërisht të shkon edhe tek zgjedhjet e reja. Vitet ikin shpejt, kur mbushen me punë dhe produktivitet nga një qeverisje. Duket sikur Edi Rama, qysh tani i ka mbyllur “hesapet” me zgjedhjet e reja. Ato do të jenë thjesht një ritual i zakonshëm, përballë asaj ç’ka pushteti i Edi Ramës, u ka ofruar dhe po u ofron shqipëtarëve çdo ditë. Kur jepen premtimet në muajt e fushatës, askush nuk mbetet pa thënë për këdo politikan se “vallë do ti mbajë premtimet apo do të gënjejë”. Kjo natyrisht, kjo  na ka shoqëruar përgjatë gjithë këtij tranzicioni të stërgjatë politik. Jemi zhgënjyer nga premtime boshe, bajate, banale, imagjinare, por kurrë nuk kishim prekur  premtimin e mbajtur.

Kurrë nuk kishim prekur nga afër rrugët  dhe autostrada të reja, parqet, lulishtet, blloqet e pallateve të reja, tunelet e reja të vetmet në llojin e tyre në Ballkan, kurrë nuk kishim përjetuar një realitet ndryshe, bazuar mbi premtimet e mbajtura. Edi Rama, ka krijuar hijen e tij, dhe hijen e pushtetit, dhe nuk ka “ish-lider”, ta konkurojë, ti dalë përballë dhe ta sfidojë. Hija e Ramës dhe hija e pushtetit të tij, duken si të pandara. Premtimi dhe mbajtja e premtimit, janë të pandara nga njëra –tjetra, dhe kjo duket kur mbaron fushata.

Edi Rama, ka një “thes” me premtime të mbajtura, ashtu pa zhurmë, pa bujë, pa propogandë, pa “tam-tame”, dhe pa u kthyer pas, pa u marrë me britmat e rrugicës, dhe aksionet e “grupit të zjarrit’. Hija e Edi Ramës, nuk kuptohet më pa hijen e pushtetit të tij. Të punosh me Edi Ramën thonë ministrat e tij “është sa privilegj, sa detyrim moral dhe politik, aq edhe strapacim i madh, pasi kërkohet punë 24/h në 24/h”, nga e hëna në të djelë”.

Lexo edhe :  Një hall më shumë në prehërin e Dumanit

Ta marrësh pushtetin dhe vendin, në derexhenë më të keqe të mundshme, dhe të arrish majën e suksesit, si në ekonomi, financë, turizëm, të reformosh në pjesën më të madhe drejtësinë e kalbëzuar, ti japësh dinjitet politikës së jashtme, ti japësh dinjitet flamurit shqiptar në botë, apo dhe të kthesh vëmëndjen e faktorit ndërkombëtar drejt Shqipërisë, nuk është e lehtë. Duhet punë, dhe hija e pushtetit vihet me punë. Duhet përkushtim personal, dhe hija e një kryeministri, nuk vihet duke qëndruar në zyrë, dhe që andej duke drejtuar punët e shumta që presin. Edi Rama kryeminister dhe Edi Rama qytetar, mbeten një binom i pandarë. Dhe ky ndoshta mbetet “çelësi” i suksesit. Kaq e thjeshtë është. Premto, dhe zbrit në terren ndiq punët e nisura.

Hija e Ramës dhe hija e pushtetit, përkthehen ndryshe në vepra të ndërtuara, investime të mbaruara,  projekte të reja, dhe shikimi vetëm përpara. Nuk mund të merresh edhe me punët që të presin, edhe me ata që djegin goma, hedhin molotovë, dhe shajnë me libër shtëpie këdo që kanë kundër politikisht. Me ata le të merren organet e drejtësisë, kurse ndëshkimin më të mirë, ja bën populli me votë, duke i lënë poshtë ballkonit dhe mes rrugicës së “shpresës së humbur”./    S.M

Të fundit

DJ PM dhe Sarah Berisha janë gati të bëhen prindër

Çifti PM-Sarah kanë dëshirë të bëhen prindër. Po dasma e shumëpërfolur? Ende jo! DJ PM ishte i ftuar në...

Joka:“Kompromis i heshtur mes këtyre dy ekipeve”

Sllovakia dhe Rumania barazuan 1-1, duke siguruar kështu kualifikimin. Po në këtë grup, barazimi pa gola i mjaftoi Belgjikës, duke bërë që Ukraina të...

Çfarë duhet të dini për vetullat ombre, trendin e këtij sezoni

Me siguri që e mbani mend grimin apo flokët ombre (kombinimi i dy nuancave, një më e errët dhe një e lehtë) që fiksoi...

Debati i parë presidencial, retorika e kandidatëve ashpërohet

I pari nga dy debatet presidenciale në Shtetet e Bashkuara do të zhvillohet të enjten. Pak ditë para, siç njofton korrespondentja e Zërit të...

Meta ashpërson sulmet ndaj SPAK

Partia e Lirisë ka zhvilluar sot konferencën organizative për Tiranën, nga ku Ilir Meta, president i kësaj partie, nuk ka kursyer akuzat në drejtim...

Lajme të tjera

Web TV