test

Ja sa ditë pushime duhen për t’u ndjerë plotësisht të çlodhur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për të reduktuar stresin dhe për t’u ndjerë tërësisht të relaksuar duhen të paktën tetë ditë pushime. Studimet kanë arritur në këtë përfundim, por me një kusht: të jenë vërtet ditë rigjeneruese.

Pra, jo kalim nëpër rrjete sociale, qëndrim në pajisje elektronike, sepse ajo paqja e brendshme që të arrihet duhet shumë dëshirë dhe shkëputje totale nga puna, hallet, jeta e përditshme etj.

Periudha pas pandemisë i ka bërë njerëzit më të përkushtuar ndaj punës duke mos bërë më dallim mes jetës private dhe asaj profesionale. Humbja e vendit të punës, pasiguria, shpenzimet e mëdha në pjesën shëndetësore, të gjithë këta faktorë ndikuan në forcimin e dëshirës për të punuar dhe për të siguruar disa të ardhura shtesë në përballimin e jetesës.

Megjithatë, për t’u ndjerë mirë, duhet të vendosni kufij. Një mënyrë për ta bërë këtë është të ndiheni plotësisht të përfshirë në atë që bëni. Kjo kërkon që të “zhyteni” në një moment të mirë si leximi i një libri, një aktivitet sportiv, dëgjimi i muzikës së mirë etj.

Ka disa mënyra si ta mbërrini paqen e brendshme dhe relaksin e plotë gjatë pushimeve:

-Rrini në shoqëri të mirë

Nëse keni nevojë të qëndroni të lidhur me punën edhe kur jeni me pushime, përcaktoni një kohë për punën dhe një tjetër për veten. Për pjesën tjetër të kohës, shkëputni aplikacionet dhe pajisjet nga programet dhe përkushtojuni vetes dhe të tjerëve. Në veçanti, shoqëria e njerëzve të tjerë do t’ju bëjë të qetësoni mendjen tuaj me gjithçka që nuk ka të bëjë me punën. Bisedat, diskutimet, të qeshurat do të rrisin përqendrimin tuaj gjatë ditëve të pushimeve.

Lexo edhe :  Këto janë shenjat që ju jeni problemi në lidhjen tuaj

-Natyra qetëson mendjen

Imagjinoni veten në një pyll, apo në një bregdet duke notuar. Natyra ndihmon në largimin e mendimeve të mërzitshme, sjell humor të qetë dhe mbi të gjitha e çon mendjen në pushime./E.Ç

Të fundit

Skandali te Onkologjiku/ Mjekja Pere: Nuk jam unë në përgjime, është një Alketë tjetër

Mjekja Alketa Pere pasi ka dalë nga Gjykata e Tiranës, tha se nuk ishte ajo personi që ka dalë...

Borziloku, ja vetitë e fuqishme të mbretit të bimëve!

Borziloku është një bimë popullore e Mesdheut që ka vlera ushqimore dhe mjekësore, të cilave i janë thurur lavde që në lashtësi. Borziloku ka një...

Matura 2024/ Publikohen notat e provimit të Matematikës, 701 ngelës

Janë publikuar notat e provimit të matematikës, Matura Shtetërore 2024. Provimin e matematikës e kanë kryer në total 26683 maturantë. 701 maturantë kanë marrë notën 4.00, duke mbetur, ndërsa 242 maturantë...

VIDEO/ Skandali te Onkologjiku, Edmond Gashi ia fut vrapit pasi u la në arrest shtëpie!

Gjykata e Tiranës la në fuqi këtë të enjte masat e sigurisë ndaj mjekëve, infermierëve dhe farmacistëve të përfshirë te skandali i Onkologjikut. Para gjykatës...

Çfarë ndodhi? E ftuara i kthehet moderatorit: S’i nuk të vjen turp…

Çdo mbrëmje emisioni “Top Arena”, ka të ftuar specialë personazhe VIP të fushave të ndryshme. Mbrëmjen e djeshme, ishte radha e fitueses së edicionit...

Lajme të tjera

Web TV