Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Shpenzimi mesatar për shërbimet celulare u rrit për të tretin vit radhazi në 2023

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Çdo përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht më shumë se 7900 lekë për shërbime të komunikimeve celulare.

Sipas të dhënave nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), vitin e kaluar shpenzimi mesatar i shqiptarëve për këto shërbime u rrit me rreth 16% krahasuar me një vit më parë.

Kjo vlerë mbështetet në treguesin e të ardhurave mesatare për përdorues të operatorëve celulare (ARPU) dhe llogaritet si raport i të ardhurave nga shërbimet me pakicë me numrin total të përdoruesve aktivë.

Shpenzimi mesatar i shqiptarëve për shërbimet celulare u rrit për të tretin vit radhazi.

Gjithashtu, shpenzimi mesatar i shqiptarëve për çdo minutë thirrje celulare vitin e kaluar u rrit në 4.78 lekë për minutë, në rritje me 27% krahasuar me një vit më parë.

Kjo vlerë bazohet në treguesin e të ardhurave mesatare për minutë (ARPM), që llogaritet si raport i të ardhurave nga shërbimet me pakicë me sasinë e minutave dalëse dhe tregon të ardhurat e sipërmarrësit për një minutë.

Ulja e numrit të operatorëve celularë në vend ka filluar qysh të ndikojë në shtrenjtimin e paketave të komunikimit. Operatorët celularë kanë rritur çmimet për paketat bazë të komunikimit me parapagesë me 100-200 lekë në dy vitet e fundit, por ndërkohë kanë ulur edhe njësitë e përfshira të komunikimit në to, si një formë për të nxitur përdoruesit të lëvizin drejt paketave me çmim më të lartë.

Shpenzimi mesatar për shërbimet celulare u rrit për të

Burimi: AKEP

Sipas informacionit të raportuar në Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), dy operatorët celularë fituan gjithsej 619 milionë lekë vitin e kaluar, ndërsa viti 2022 ishte mbyllur me humbje neto në vlerën e 499 milionë lekëve.

Vodafone Albania arriti një fitim neto në vlerën e 549 milionë lekëve, ndërkohë që vitin 2022 e pati mbyllur me një humbje neto prej 30 milionë lekësh.

Lexo edhe :  Shpërthimi i kiperave, eksperti i IT: Çdo pajisje është e aksesueshme për t’u shpërthyer

Një fitim më të vogël ka raportuar operatori i dytë, One Albania, por që gjithashtu e ka përmirësuar ndjeshëm rezultatin krahasuar me një vit më parë. Sipas AKEP, One Albania e mbylli vitin 2023 me një fitim neto në vlerën e 70 milionë lekëve, ndërkohë që për vitin 2022 kishte raportuar një humbje prej 469 milionë lekësh.

Dy operatorët e rrjeteve celulare vitin e kaluar raportuan të ardhura prej komunikimeve elektronike në vlerën 25.43 miliardë lekë, shifër kjo afërsisht e njëjtë me vitin 2022.

Në ndarjen e tregut sipas xhiros së gjeneruar nga segmenti celular, Vodafone Albania ka thelluar dominimin e vet, me rreth 56% të totalit të tregut.

Në vitin e parë pas shkrirjes mes dy ish-operatorëve ONE Telecommunications dhe ALBtelecom, operatori i ri, One Albania, ka humbur terren, duke zbritur në 44% të tregut sipas xhiros, nga 48% që kishte qenë pjesa e përbashkët e dy operatorëve përpara bashkimit, në 2022./ Monitor.al

Të fundit

Lajm i hidhur për futbollistin e Kombëtares shqiptare, mbrojtësi humb njeriun e shtrenjtë

Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Kastriot Dermaku ka humbur nga jeta nënën e tij. Për këtë lajm të trishtë ka...

Leverkusen “kockë e fortë” për Bayernin, “Aspirinat” ndalin vrullin e bavarezëve

Bayern Munchen barazoi 1-1 me Bayer Leverkusen, në supersfidën e Bundesligës, të mbajtur në “Allianz Arena”. Në pjesën e parë dominuan bavarezët me mbajtjen...

Bilanci i paqes së Berishës me PS është më i rëndë se bilanci i luftës me të

Nga Mero Baze Partia Demokratike ka paralajmëruar se do t’i japë fund paqes në Kuvendin e Shqipërisë duke rikthyer skenat e vitit të kaluar. Nuk...

Zbuloni shenjat që sakrifikojnë më shumë për partnerin!

Njerëzit e lindur nën disa shenja horoskopi shpesh tregojnë një përkushtim të thellë ndaj partnerëve të tyre, duke bërë çdo sakrificë për t’i bërë...

Balla: Brenda vitit 2025 pothuajse të gjitha shërbimet konsullore do të jenë online

Ministri i Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Taulant Balla njëheresh dhe Drejtues Politik i Partisë Socialiste për Diasporën zhvilloi një takim me bashkëatdhetarët shqiptarë...

Lajme të tjera

Web TV