A mundet që shishet e ujit të rritin rrezikun e diabetit?/ Çfarë zbulon studimi i ri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një studim i ri novator ka zbuluar se një kimikat i përdorur në ambalazhet plastike të ushqimeve dhe pijeve mund të lidhet drejtpërdrejt me dëmtimin e aftësisë për t’iu përgjigjur insulinës, një hormon që ndihmon në rregullimin e sheqerit në gjak. Studimi ofron prova të drejtpërdrejta se kimikati bisphenol A ose BPA mund të shkaktojë rezistencë ndaj insulinës tek njerëzit, që do të thotë nivele të larta kronike të sheqerit në gjak dhe një rrezik shumë më të lartë të diabetit të tipit 2, raportoi Business Insider.

Studimi u prezantua në Sesionet Shkencore 2024 të Shoqatës Amerikane të Diabetit. Studiuesit thanë se ky studim tregon se Agjencia Amerikane e Mbrojtjes së Mjedisit (EPA) mund të ketë nevojë të rishqyrtojë kufijtë e sigurt për ekspozimin ndaj BPA në shishet plastike, kutitë e ushqimit dhe kontejnerët e tjerë. Studiuesit nga Universiteti Shtetëror Politeknik i Kalifornisë studiuan 40 të rritur të shëndetshëm, të cilët u caktuan rastësisht për të marrë ose një placebo ose një dozë ditore të BPA-së të klasifikuar aktualisht si të sigurt nga EPA.

Pas katër ditësh, pjesëmarrësit të cilëve iu dha BPA ishin më pak të përgjegjshëm ndaj insulinës, ndërkohë që grupi placebo nuk pësoi ndonjë ndryshim. “Këto rezultate sugjerojnë se ndoshta doza e sigurt e EPA e SHBA-ve duhet të rishikohet dhe se ofruesit e kujdesit shëndetësor mund t’ua sugjerojnë këto ndryshime pacientëve,” tha Todd Hagobian, autori i lartë i studimit të ri, në një njoftim për shtyp. Shoqata e Ushqimit dhe Barnave e konsideron BPA si të sigurt në nivelet e ulëta që ndodhen në kontejnerët e ushqimit, deri në 5 mg për kg peshë trupore në ditë, ose 100 herë më shumë se sasia që studimi i ri zbuloi se ishte e rrezikshme.

Lexo edhe :  Kur gripi mund të shkaktojë paralizë? Shkenca zbulon sekretin

Disa studiues argumentojnë se udhëzimet e FDA janë të vjetëruara. Ndërkohë, Komisioni Evropian ka propozuar ndalimin e BPA në produktet që janë në kontakt me ushqime ose pije deri në fund të vitit 2024. Për më tepër, studime të tjera të fundit tregojnë se mikroplastika, grimcat e vogla që mund të depërtojnë në qelizat njerëzore, mund të dëmtojnë potencialisht shëndetin e njeriut. Këto grimca gjenden në pjesë të ndryshme të trupit, duke përfshirë mushkëritë dhe organet riprodhuese./e.t

Të fundit

Mungesa e këtij minerali rrit rrezikun për zemrën dhe trurin

Kaliumi është një nga mineralet thelbësore që çdo qelizë në trupin tonë e përdor për të funksionuar si duhet,...

Dita Botërore e “Emoji”, cila është më e popullarizuara?

Dita Botërore e “Emoji”, e cila festohet më 17 korrik, është krijuar për të promovuar përdorimin e tyre. Emoji, të cilat janë krijuar për herë...

Porsche Cayenne e re, makina që pritet ‘të formësojë të ardhmen e makinave elektrike’

Porsche po vazhdon me forcë zhvillimin e makinave elektrike, edhe pse shitjet e Taycan ranë ndjeshëm vitin e kaluar. Madje, sipas raportimeve, modeli i ri...

30 mijë euro për t’u martuar me mbretëreshën e bukurisë franceze/ Belgu pre e mashtrimit

Një burrë belg 76-vjeçar, i quajtur Michel, ka përjetuar një zhgënjim të thellë pasi udhëtoi 760 kilometra nga Belgjika në Francë, për të takuar...

Zjarri në Belishovë të Mallakastrës shkrumbon dhjetëra hektarë me ullishte e pisha

Ende vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në fshatin Belishovë të Mallakastrës. Flakët që nga mesdita kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë me shkurre,...

Lajme të tjera

Web TV