Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Halkidiki. Një vajzë 13-vjeçare ka humbur jetën pasi është goditur nga rrufeja.
Mediat greke raportojnë se vajza ndodhej në plazhin e Poseidit në momentin kur ndodhi tragjedia.
Familjarët tregojnë se në momentin që kanë parë bubullimat kanë dalë jashtë, kanë tentuar të shkojnë te makina por nuk ia kanë dalë, pasi janë goditur nga rrufeja ndërkohë që vogëlushja ka mbetur e vrarë.
E tronditur nga ngjarja kryebashkiakja e Kasandrës, Anastasia Chalkia, e konsideroi një moment shumë të rëndë për gjithë qytetin.
“Është një tragjedi që ka ndodhur nga hiçi në një moment gëzimi për familjen. Kjo gjë është vërtet e çmendur. Binte shumë shi dhe nga sa tha nëna e saj ajo po bëhej gati të largohej nga plazhi në atë moment. Ajo ishte një engjëll, një kukull, një studente dhe sportiste e shkëlqyer. Prindërit nuk mund ta kuptojnë se çfarë ndodhi. Fëmija sapo ishte duke ecur në plazh, ajo që ndodhi është tragjike”, tha ajo. S.B