Emisioni “Në Shënjestër” i gazetares Klodiana Lala, në News24, trajtoi skandalin te spitali Onkologjik në QSUNT, ndërsa në pjesën e mëposhtme zbardhen detaje mbi mënyrën se si ishte ngritur skema që pacientët drejtoheshin nga mjekët në klinikat private. Denoncim që referuar dosjes hetimore, erdhi edhe nga një qytetar nga Burreli që ishte paraqitur në Pavionin e Onkologjisë, për të vizituar nënën e tij që dyshohej se ishte me sëmundje tumorale.
Por aparatura e kobaltit nuk ishte problemi i vetëm që u zbulua në Pavionin e Onkologjisë në QSUNT.
Hetimet konkluduan edhe në një skemë se si mjekë onkologë në këtë repart i dërgonin pacientët në klinikat e tyre private, pasi ata paraqiteshin për të marrë shërbim në këtë pavion.
Denoncim që referuar dosjes hetimore, erdhi edhe nga një qytetar nga Burreli që ishte paraqitur në Pavionin e Onkologjisë, për të vizituar nënën e tij që dyshohej se ishte me sëmundje tumorale. S.B