Gruaja Bodybulding! Nëna e dy fëmijëve zuri vendin e tretë në kampionatin botëror

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Orjela Trako është nga sportistet e pakta  që përfaqëson Shqipërinë e vetme në eventet ndërkombëtare të bodybuilding natyral.

Pa ekip dhe me mundësi të kufizuara për tu stërvitur në nivel profesional ajo ja ka dalë të ushtrohet në palestër për shumë vite dhe kjo krahas punës, familjes dhe dy fëmijëve të saj.

Kampionia ballkanike e bodybuilding natyral vjen së fundi nga kampionati botëror i zhvilluar në Hollandë ku ka merituar vend të tretë, por gjithçka për të nisi si një dëshirë për formë të mirë fizike.

” Unë nuk pata si qëllim të frekuentoj këtë lloj sporti. Unë pata si qëllim të frekuentoj palestrën për një trup më të mirë. Jam e para femër dhe e para sportiste e këtij sporti bodybuilding natyral që kam kartën e profesionistit. Jam shpallur kampione në kampionatin ballkanik të zhvilluar në Boston.

Në çdo garë që kam marrë pjesë kam qenë vetëm ndryshe nga shtetet e tjera që funksionojnë me ekipe, funksionojnë me grupe, shoqërohen nga trajneri, këto gjëra unë i kam pasur të vështira që ti përmbush sepse kam qenë vetëm por ka qenë një ndjesi e jashtëzakonshme që në kampionation e bodybuilding natyral në Opimpia në Las Vegas në USA unë kam ndjerë kënaqësinë më të madhe ku midis flamurit amerikan dhe anglez valëvitej edhe flamuri shqiptar, në tre vendet e para”, deklaroi ajo.

Orjela ushtrohet çdo ditë në palestër angazhim që kërkon shumë disiplinë dhe objektiva të qarta.  I identifikuar si një sport mashkullor më së shumti bodybuilding natyral edhe globalisht ka pak femra që e ndjekin por në Shqipëri për këtë sport është vetëm fillimi.

“Historia tregon që jo shumë femra e ndjekin këtë sport sepse është shumë i vështirë për të pasur rezultate dhe natyra e femrës është e tillë që ka një ndërtim të ndryshëm nga mashkulli. Ky konsiderohet një sport mashkullor por unë nuk e konsideroj të tillë sepse mua më ndihmon të heq çfarë është e tepërt në trup”, u shpreh ajo.

Orjela beson se sporti mund ta fuqizojë njeriun në jetën e tij të përditshme, mund ta bëjë më aftë  për të menaxhuar ditën dhe ka ndikim shumë të mirë në përmirësimin e shëndetit mendor, vetëvlerësimit dhe vetëbesimit.

“Palestra është një kurë shumë e mirë edhe për pjesën psikike, të lehtëson nga streset, nga problemet. Çdo lloj sporti ka vetëm përftime dhe asgjë të keqe. Nëse dikush e ka me dëshirë mund të ndjekë çdo lloj sporti por nëse dikush e ka me dëshirë për të ndjekur bodybuilding natyral larg përdorimit të substancave të ndaluara, larg metodave të shpejta të formimit të trupit kjo është zgjedhja natyrale”, tha ajo.

Sporti që kontribon në ndërtimin e linjave fizike natyrale një disiplinë e lindur bashkë me njerëzimin është ende pak i njohur në Shqipëri. Përpjekjet për ndërtimin e ekipeve të para kërkojnë mjedise, edukim dhe investim tek skuadrat e të rinjve./kb

Të fundit

Këto simptoma tregojnë se trupi është i ndotur me toksina

Ne përballemi me një ngarkesë toksike në trup, e cila vjen përmes ushqimit, pijeve, lëkurës dhe ajrit që thithim,...

Në ditën e saj të lindjes, Ardit Gjebrea falënderon vjehrrit për “dhuratën”

“Ka Një Mesazh Për Ty” nisi dhe vazhdoi me shumë dashuri me historinë e Esmeraldës dhe Manushaqes, nuse e vjehrrë që kanë një lidhje...

Mbi 48 mijë objekte pasuri kulturore në Shqipëri

Në Regjistrin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, listohen si pasuri kulturore materiale dhe jo materiale të Shqipërisë mbi 48.000 objekte. Vetëm në 2024 këtij regjistri...

Shqiptarët po udhëtojnë më shumë, 7.9 milionë dalje gjatë 2024-ës

Shqiptarët po udhëtojnë më shumë. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se përgjatë vitit 2024 flukset dalëse janë shtuar me 14% në krahasim me...

Rriten shpenzimet për dëmet që shkaktohen nga aksidentet

“Rritja vjetore prej 30% e numrit të aksidenteve rrugore në vitin 2024 ka shtuar shpenzimet totale të kompanive të sigurimeve për dëmet materiale dhe...

Lajme të tjera

Web TV