Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Këngëtari Tomorr Lelo në mes baladave të Prekazit në Kosovë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga  Sefer Pasha

Kemi ardhur në Vranisht të Lumit të Vlorës për një “ngjarje” e cila në pamje të parë duket absurde. Në vitin 1975 në një humnerë të egër ish kryetari i kooperativës Alush Makjo varrosi në avllinë e tij me “urdhër” tre gjeneralët Beqir Ballukun, Petrit Dumen dhe Hita Çakon. Dhe ky njeri për 25 vjet e ngrysi jetën mbi atë varr misterioz. Për tek ai vend lëvizin me makina e në këmbë me dhjetra njerëz. Unë vështroj në të katër anët e befasohem. Lëvizja e njerëzve për tek varri tragjik bëhet në xhaden e vjetër të Vranishtit, por ka dhe të tjerë që ngjiten nëpër zallin e Përroit të Kaurit e të tjerë që zbresin nga koriet me gorrica. Ende janë po ato rrugë nga ku erdhi në vitin 1908 Ismail Qemali në Vranisht. E pyes veten se përse këta njerëz të cilët shkojnë drejt një varri pa kufoma më ngjajnë si imazhe të një balade. Njerëzit paçka se nuk janë mbi kuaj ata më duken si krushq.                                                                                                                                                                                                                                                                                    Jam kthyer nga Prekzi i Kosovës në Vranisht të Lumit të Vlorës. Ka kohë që më mundon një motiv i cili ka si personazh këngëtarin me emër të mirë Tomorr Lelon. E kam shkruar skenarin. Këngëtari Tomorr Lelo që i ngjan Adem Jasharit nga pamja ka ardhur nga Beuni i Lumit të Vlorës në Prekaz, ku Adem Jashari qëllonte me mitraloz mbi serbët dhe këndonte këngën e Çerçiz Topullit: – /Lëri djemtë e mi të shkojnë//Se ju skuq ju bëj me bojë//Çerçiz Topulli më thonë/. Ky është motivi i këngës që do të këndoj Tomorr Lelo. Vidjoklipi do të filmohet në Prekaz, ku përveç gurgullimës së zërit të Tomorr Lelos do të ketë si “iso” breshëritë e topave dhe të mitralozëve, brenda banesës ku Adem Jasharit ju vranë 58 pjestar të familjes së madhe. Po dy gur nuk bëhen kollaj bashkë. Nuk është e lehtë që të lëvizësh “togën” e Tomorr Lelos nga Vlora për në Prekaz. Pastaj siç më thanë në Prishtinë për ta veshur Tomorr Lelon ushtarak si Adem Jashari ka goxha mundime. Gjithsesi asgjë nuk është e pamundur. Me këtë skenar në kokë fati e pruri që Tomorr Lelon ta takoj në fshatin Vranisht të Lumit të Vlorës, ku u inagurua një memorjal kushtuar tre gjeneralëve të varrosur në avllinë e Alush Majkos.

Dhe pikërisht këtu ku është ngritur “xhamija” e gjeneralve u befasova nga e papritura. Dëgjoj një iso të një kënge labe. Mu bë sikur isha në Prekaz. Por jo. Kënga vinte që nga gërmadhat e shtëpisë së Alush Majkos. Mbaj vesh dhe i hedh sytë nga avllia e vjetër. Shoh këngëtarin epik Tomorr Lelon të veshur me kostumin kombëtar. Ai po këndonte brenda gërmadhave. I regjistroj ca vargje:- /Hapu portë a hapur qofsh!//Ndizu zjarr a ndezur qofsh!//Shalohu kal o shaluar qofsh!/. Metafora e këngës është e qartë. Shtëpia e Alush Majkos siç e thotë kënga e vjetër është e hapur. Kanë ardhur gjithë këta krushq paçka se “dhendurrët”[gjeneralët] janë të vdekur. Tomorr Lelua mërmërinë dhe një këngë nga baldat e vjetra të Mesaplikut:- /Kini parë, s’kini parë//Shkon një zogëz bishtbardhë//Shkon i vdekuri me të gjallë/. Zëri i Tomorr Lelos  përhapej që nga Kokoredhja e Plakës, në shpatet e malit të Çikës, të Çipinit. Bogonicës e të Tartarit. Dhe zëri i bubullimtë i përzjer me të shtëna rrufeje kthehej përsëri brenda gërmadhës, ku zhvillohej “dasma” për tre gjeneralët. Zëri i këngëtarit më rrënqeth. Sikur ja bënin eeee… valët e Përroit të Kaurit. Po kjo sikur nuk është këngë mërmërijë. Vetëm një Tomorr Lelo ta shkaktoi me zërin e tij këtë stuhi. Kënga vjen dallgë – dallgë. Është e pamundur që një zë i vetëm ta përdredh pyllin si në një grindje të marrësh. Prej ortekut të zërit të Tomorrit thyhen dega lisash. Lebërit këndojnë në grup. Kurse Tomorr Lelo fill i vetëm bën klithmën e ciklonit, qetësinë e rënies së flokëve të borës, valët e Shushicës, cicërimat e harabelave, meloditë e valleve të nuseve, kuisjet e qenit të mëhallës që paralajmëron vdekjet, hingëllimën e kalit të Ismail Qemalit, boritë e shelgjeve të djemëve të Shushicës, gugut e pëllumbave të mëngjesit, fërfërimën e ullinjëve tek Pusi i Mezinit, këngën në kor të bretkocave të Vjosës, oshëtimën e orteqeve të Çipinit, cërret e krojeve, krismat e armëve që pushkatuan tre gjeneralët, dallgët e detit, vajtimin e grave labe, ëmbëlsinë e zërit të bilbilave, ku – kut e qyqeve të Shënmjegullës, zambakët e Prizrenit, zhurmat e rrëkeve, kushtrimet për luftë dhe zërat në kuvendin e burrave. Me këngët e tij këngëtari Tomorr Lelua bën profetin e fatit të njeriut. Duke dëgjuar Tomorr Lelon i hedh sytë nga i bukuri Çipin dhe afrohem andej nga këndon miku im si në balada. Dua të këndoj bashkë me kreshnikun vetëm dy vargje nga kënga: – /Kam përpara një kala//Do më hajë//A do ta ha?”. Po isoja e zërit tim muroset në honin që hap shtërngata e zërit të Tomorr Lelos.

Tomorr Lelo është një shqiponjë Çipini. Ai këndon, bën tekste rapsodike të momentit e me talentin e tij mban gjallë dasma, festa e festivale brenda e jashtë vendit. E ka të mjaftueshme që një personazh ta shikoj vetëm një herë dhe t’i ngrejë këngë duke i bërë portretin që meriton. Është poeti më i çuditshëm që njoh. Ka thuruar aq shumë vargje në këto dyzetë vjet sa në krah të Çipinit do të ngrihej dhe një mal tjetër me vargje. Në një takim që u bë në Mallakastër për vëllain tim dëshmor, Bilbil Pasha, ai duke kënduar e tha një poezi. Edhe pas kaq vitesh këndohen vargjet labërisht:- /Mallakastër moj të paça!//I paharruar qoftë Bilbil Pasha//Bilbil Pasha o gur i rëndë//Tomorr Lelua  të këndon këngë/. Është i pastudjuar talenti i jashtëzakonshëm i Tomorr Lelos. Me mikun tim Hyson Xhaferajn nga Kallarati, i cili vdiq para kohe, flisnim në Tiranë për “ariun” e Çipinit siç e quante ai smokthnjotin, që këndon e shuan gjëma.

Lexo edhe :  Adaptimi i Stephen King The Life of Chuck fiton çmimin e festivalit të filmit në Toronto

Jeta e këngëtarit mitik Tomorr Lelo i ngjan një cikloni që kurrë nuk shkërmoqet dhe as ndalon. Ai është vzhdimisht në kërkim. Nuk është i kënaqur me artin e tij. Tomorr Lelo ka qenë qysh në rini mik i poetit Lefter Çipa. Kur ai mori vesh se i madh Lefter Çipa ndërroi jetë sipas zakonit të hershëm vajti në banesën e poetit për ngushëllim. Në odën e burrave tha ato fjalë që janë thënë qysh qëmoti. Por në varrimin e legjendës Lefter Çipa këngëtari Tomorr Lelo doli tek vetvetja. Ai përpara arkivolit ligjëroj një këngë vaji. Në mort të gjithë u mahnitën. Dikush tha se u shkëputën gjethe nga pemët e një tjetër e zmadhoi më shumë. Ai tha se qenë rrëzuar dhe gur nga mali. Unë kur e dëgjova legjendën e gjallë e besova. Jam ndodhur në bjeshkët e Prekazit në Kosovë. Një bjeshkëtar më tha se bjeshka është si njeriu. Qysh në vjeshtën e parë njerëzit kur shikojnë që nga shkëmbinjtë rrëzohen copra guri,  druri, dhe gremisen togje me baltë e zhavor nga rudinat e lugjet ata e dinë se bjeshka si të jetë vet zoti e paralajmëron njeriun. Njeriu duhet të largohet se po vjen dimri, bora, orteqet, cikloni dhe vet vdekja. Dhe bjeshkëtarët largohen nga mali. E kujtova këtë fakt të jetuar kur dëgjova që Tomorr Lelo e përcolli me këngë legjendën e poemës: – “Këngët e atdheut tim janë ilaç, janë shërim”.

Tek e sjell në mendje paralajmërimin e Bjeshkës së Prekzait dëgjoj në Lëndinën e Gorricave dhe ndonjë rrëfim për vdekjen e poetit që nuk vjen më. Tregojnë në Himarë dhe në Pilur se Lefter Çipën e paralajmëroi vdekja. Ishte si natë e zezë Llogoraje dhe ajo erdhi nga deti dhe nga gërxhet mbi Himarë e rrëfejnë miqtë e poetit. Në mëngjes poeti pa një si qefin në avllinë e shtëpisë. Dhe nisi t’i rralloj cigaret. Në një copë letër shkroi poezinë e fundit. Askush nuk e di se cila është kënga që mbylli dosjen e një Ali Asllani të kohës dixhitale. Të gjitha këto dallgë deti dhe erëra të trazuara Piluri u kënduan nga Tomorr Lelua në ligjërimin kur u përcoll për në qiell xhindi i Pilurit.

Tomorr Lelos i ka mbetur vetëm një këngë në mes të udhës. Ka 50 vjet që e ka filluar e nuk mundet ta mbaroj. Është kënga për Zigur Lelon. Legjenda e Beunit është pagjumësia e këngëtarit. Zigur Lelua në Beun i mbuluar me gunë pasi hëngri shpatullën e qëngjit e vështroj atë mbi flakët e kuqe të zjarrit. E shikonte shpatullën i menduar. Shaqe Emini që ishte më i moshuari e pyeti se përse tu mbytën gjemitë o Zigur Lelua? Çfarë pe në shpatull? Dhe Zigur Lelua iu përgjigj Shaqe Eminit dhe burrave të tjerë të Lumit të Vlorës: – “U difshi shëndoshë o vëllezër”. Unë Zigur Lelua do të vritem nesër në Kotë. Në mes të shpatullës unë shoh varrin tim. Dhe të nesërmen Zigur Lelua u vra në Kotë në luftë me italianët. Sa ngjan Adem Jashari i Prekzait me Zigur Lelon e Beunit të Lumit të Vlorës!

Është hapur rruga e re dhe më duhet të shkoj në Pilur e të vendos një tufë me lule mbi varrin e profetit Lefter Çipa. Kur ai ishte gjallë rrinim me ditë në kafenenë tonë të preferuar, përpara shtëpisë Botuese “Toena”. Lefter Çipa ishte mik i Arben Dukës e sidomos i të vëllait të Benit, Sofokli Dukës. Dukët më njohën me poetin e bregdetit. Pinim kafe e diskutonim për librat pambarim. Po si nuk bëra një fotografi me Lefter Çipën që ta kisha kujtim e të ilustroja esetë që i botoj nëpër gazeta. Gjithsesi do të shkoj në Pilur. Por do të shkoj dhe tek shkëmbi nga ku u hodh poeti Viktor Qurku duke bërë vetvrasje. Me Viktor Qurkun nga Çorrajt kam pirë vetem një kafe në Gjirokastër. Ishte koha kur lulëzonin poetët e bregut si Agim Mato e të tjerë. Për vetvrasjen e Viktor Qurkut di një “sekret” që mbase nuk e di njeri. Një nga oficerët e Sigurimit të Shtetit më pati thënë se në informacionin që i qe përcjell Kadri Hazbiut për vetvrasjen e poetit Viktor Qurku ishte shkruar se ai kishte bërë vetvrasje për një kritikë, që i kishte bërë Ismail Kadareja kur ai botoi poemen “Dielli dhe rrëkerat”. Por e gjitha kjo ishte një “intrigë” nga ato që dinin të bënin “jagot” e Sigurimit të Shtetit. Do të ishte mirë që ashtu si për tre gjeneralët edhe për Viktor Qurkun të vendoset një pllakë në majën e shkëmbit, ku “Majkovski” i Çorrajve vrau veten.

E hedh vështrimin mbi Lëndinën e Gorricave dhe bëj krahasimin e këngëve të Tomorr Lelos. Këngët më ngjajnë me zejet e Përroit të Kaurit, me “Gurin e Qytezës”, me “Gurin me Qiell”[Sofra e Zotit], me “Lëmin e Lejlerëve”. Atje tek “Sofra e Zotit” ëndërroj ta xhiroj Tomorr Lelon[Adem Jashari] duke kënduar këngën:-  /Cili je ti more burrë//Që na vjen nga Shqipëria//Unë jam Smail Qemali//Prapa më vjen historia/.

Është një fshat mbi këto gërxhe, ku njerëzit i fryjnë ngjarjet e jetës. Ata në përditshmëri e bëjnë qimen tra. Nuk rrojnë dot pa imagjinatën dhe artin e zmadhimit. Tregimet me hiperbola nuk kanë të sosur. Për Hysni Kapon thonë se ai nuk vdiq në Paris. E nisi Enver Hoxha me mision. Kur në Pleniumin e Komitetit Qëndror Enver Hoxha i tha Kadri Hazbiut se përse nuk e kishte vënë në djeni që në Pasha Liman kishte ardhur Panajot Plaku, ministri ju përgjigj, se ai kishte vënë në djeni Hysni Kapon. Do ta pyes iu kthye Enver Hoxha[Por Hysni Kapua kishye vdekur]. Dhe me këtë lapsus të Enver Hoxhës mërren banorët si të jenë fis i Zhyl Vernit. Por një gjë është e habitëshme. Këta njerëz të hiperbolës nuk thonë një fjalë të tepërt për Tomorr Lelon. E pranojnë këngëtrain e madh me gjithë sokëllimën e bëmat e këngës së tij, e cila nuk gjendet në Labëri. Çuditen sesi ende nuk është bërë “Nderi i Kombit”.

Jam i dehur me këngët dhe baladat e Tomorr Lelos si dhe me pamjet që më dhuron Lumi i Vlorës. Bëj foto me këngëtarin dhe citoj poetin Rafel Caus, i cili ka thënë: – “O Zot! Na shpëto nga tërë kjo bukuri!”

Të fundit

Fiorentina tregon forcën në “Artemio Franchi”, “Violët” mposhtin edhe Milanin

Milan pësoi disfatë 2-1 ndaj Fiorentinës, në sfidën përmbyllëse të javës së shtatë të Serie A. Një pjesë e parë...

Garderoba ideale e gruas ka vetëm 20 veshje dhe janë këto

Në një botë të dominuar nga moda e shpejtë dhe TikTok po nxjerr vazhdimisht në pah tendencat dhe mikrotrendet, garderoba me kapsula minimaliste është...

Këto janë lëngjet që përmbajnë më shumë vitaminë C

Njeriu ka nevojë për vitaminën C në çdo ditë të jetës së tij. Kjo vitaminë e rëndësishme për rritjen dhe riparimin e çdo indi...

Dy shenjat e horoskopit që e marrin shumë për bazë mendimin e të tjerëve

Kur bëhet fjalë për mendimin e të tjerëve, ka pak shenja të horoskopit që e vrasin mendjen për atë se çfarë të tjerët mendojnë,...

Këta faktorë befasues po ju plakin fshehurazi më shpejt

Cigaret, alkooli dhe mungesa e gjumit mund t’ju bëjnë të dukeni dhe të ndiheni më të vjetër. Megjithatë, disa faktorë më pak të njohur...

Lajme të tjera

Web TV